Haradinaj: Vetëvendosja po hyn në një rrugë shumë të gabuar, kundër të gjithëve, edhe partive opozitare

Veprimet ekstreme të Lëvizjes së Vetëvendosjes më 27 qershor gjatë protestës kundër ratifikimit të Marrëveshjes me Serbinë, veprimet aspak etike dhe normale brenda Kuvendit të Kosovës për të penguar procedurën e vendimmarrjes dhe votimit, incidenti me ambasadoren amerikane në Prishtinë Tracey Jacobson, kanë vazhduar me sulme mediatke ndaj kryeministrit Thaçi, Ramush Haradinajt, por edhe partive opozitare në Kosovë, të cilat i kanë futur “në një thes”, duke i quajtur parti të haraçit. Vetëvendosja është sulur kundër të gjithëve, duke i siell një dëm të madh Kosovës këto ditë, thuhet në shtypin Kosovar. Gazeta Exspress në faqen e saj online boton një deklaratë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kundër shpifjeve qëllimkëqija dhe pa mbulesë të VV ndaj krerëve të AAK të cilët i ka quajtur si njerëz të lidhur me krimin. Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar akuza të ashpra edhe në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, drejtuesit e të cilës i ka i ka cilësuar si servilë të PDK-së dhe të kryeministrit Hashim Thaçi.
Sot Haradinaj, në një deklaratë të botuar në gazetën Koha Ditore, ka kritikuar edhe rivalët e tjerë politikë. Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë ai, është subjekt politik me trashëgimi të çmuar, por pa vlera të reja, ndërsa Vetëvendosja ka hyrë në një rrugë të gabuar veprimi.
Zh.
Comments
Lëvizja e Vetëvendosjes
<p>Lëvizja e Vetëvendosjes krejte gabim.</p>
Po e tha Haradinaj apo Thaçi,
<p>Po e tha Haradinaj apo Thaçi, do te thote se Vetevendosja eshte ne rrugen e duhur! Keta tradhtare qe po e shesin Kosoven tek Serbia per interesa vetjake, jo vetem qe nuk duhen degjuar por duhen diskretituar e luftuar me çdo mjet!</p><p> </p>
Add new comment