Në vend të një shënimi: Laraska dhe doktori, morali i një fabule me një fund të palavdishëm

Nuk di pse, duke dëgjuar lajmet dhe rezultatet e zgjedhjeve këto ditë, një tik nervor më çoi shumë vite larg, ku në një fletorkë shkolle kisha shkruar një fabul që e kisha dëgjuar nga një plak në Tomorricë të Skraparit. Pas disa gërmimesh në bibliotekën time, më në fund e gjeta fletorkën dhe fabulën e vargëzuar. Mendova se shkon për ta prurë te “Respublica”, jo me vargje, por thjeshtë, siç ma tregoi plaku.
Një ditë laraska shkon te doktori dhe i ankohet se ishte keq, i dhimbte trupi dhe kishte ethe. Pasi e vizitoi mirë e mirë, dhe pasi e futi edhe në një nga ato aletet që kanë dalë tani, doktori i tha laraskës së gjorë se vërtet e kishte pisk dhe mund të vdiste pas disa muajsh. “Aman doktor, më bëj derman” - iu lut laraska me lot në sy! “S’kam ç’bëj, i tha doktori, megjithatë mbetet edhe një mundësi që të të shpëtojë, të shkosh në lumë dhe të gjesh një zall pa gëlasë. Atë zallin ma sill mua, po më solle zallin, do të rrosh e gëzosh, ndryshe…
E gëzuar se, në fund të fundit, një zall ishte, niset sorra drejt lumit, i bje kryq e tërthor shtratit të tij, por, për çudi, të gjithë gurët e lumit ishin me gëlasë. Vazhdoi duke kërkuar deri në mbrëmje, por përsëri s’gjeti dot gjë. E dërrmuar në darkë erdhi te doktori: “Doktor, i tha, unë s’gjeta dot ashtu siç më the, të gjithë gurët ishin me gëlasë”! Me keqardhje doktori ia kthen: “Po çfarë të bëj unë, moj e mjerë, kur ti nuk ke lënë vend pa dhjerë!...
Shënim:
Çdo ngjashmëri me personazhet e fabulës është i rastësishëm, lutem mos u shkojë mendja te…Ai!
Z. Hoxha
Comments
5 *
<p><strong> 5 *</strong> (@ laraska story)</p>
Add new comment