Thiel, Antikrishti dhe makineria e frikës globale
Jo vetëm deklarata të izoluara, por një vizion i strukturuar dhe alarmues: nga konferencat romake të Peter Thiel-it mbi figurën e Antikrishtit del në pah një narrativë që lëviz mes idesë së një paqeje të padrejtë dhe frikës për fundin e tregut të lirë.
Miliarderi amerikan, njëherazi themelues i Palantir, ka zhvilluar një cikël prej katër leksionesh ku trajton mundësinë e një Armagedoni të afërt dhe identitetin e mundshëm të Antikrishtit. Sipas materialeve audio të siguruara nga gazetari Giorgio Mottola, Thiel ndërton një skenar ku apokalipsi nuk vjen papritur, por përgatitet përmes mekanizmave të frikës.
E parë kështu, Antikrishti nuk do të jetë një figurë e lehtë për t’u identifikuar apo kundërshtuar. Përkundrazi, ai do të shfrytëzojë ankthin global për kërcënime ekzistenciale si ndryshimet klimatike, inteligjenca artificiale dhe rreziku i një lufte bërthamore, duke i përdorur ato si mjete për të konsoliduar pushtet të pakufizuar.
Sipas Thiel-it, ky aktor do të arrijë të bindë opinionin publik se shmangia e konflikteve botërore kërkon sakrifica ekstreme. Mes tyre, edhe pranimi i një rendi të ri global që mund të çojë në kufizimin e plotë të progresit teknologjik—një zhvillim që do të shënonte një kthesë të fortë nga parimet e tregut të lirë dhe inovacionit.
Thiel e cilëson veten një kristian ortodoks me o të vogël dhe një liberal të përulur klasik.
“Antikrishti nuk është një fantazi mesjetare, por një realitet aktual që na detyron të shikojmë nga e ardhmja”.
Sipas Thiel, vitet e fundit, shoqëria njerëzore, e shtyrë nga iluzioni dhe nga nevoja për arritur kushtet e sigurisë, ka kontribuuar në shkatërrimin e pabesueshëm të mekanizmit të liberalizmit ekonomik që kishte ndërtuar vetë. Kompanitë Big Tech janë përjashtuar nga sistemi dhe është krijuar iluzioni se kanë pushtet dhe autonomi që në të vërtetë nuk e posedojnë.
Thiel shpjegon se është bërë e vështirë të fshehësh paratë e tua, si pasojë e Aktit Patriot, me shtetin administrativ të zgjeruar dhe me centralizimin e pagesave. Të gjitha këto e bëjnë të pamundur t’i fshihesh taksimit global.
Organizmat ndërkombëtare, mes të cilëve Kombet e Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare, po përshpejtojnë Armagedonin.
Sa i përket gjuhës së Gjykatës Penale, Thiel e konsideron djallëzore zgjedhjen e sloganit të presidentit në faqen zyrtare të saj “Stabilitet dhe paqe”.
Kur e kam takuar Netanjahun në fillim të vitit 2024, rreth një vit e gjysmë më parë, kemi folur për atë që po bënte në Gaza, përgjigjja e tij ishte: Nuk mund ta shndërroj Gazën në një Dresden, nuk mundet thjesht ta bombardojmë me bomba. Pra, jam më pak kriminel lufte se Çërçill. Pse jam kaq në telashe?.
Demokratët kanë kaluar nga të qenit partia e punëtorëve në mishërimin e partisë së shtetit social. Ia kanë dalë duke e shitur vendin për 5 lekë. Shkëmbim i vendeve të punës në prodhimin lokal me makina BYD kineze me kosto të ulët për pensionistët që bredhin nëpër fushata. Shteti social mezi mund të mbahet; në fakt, ai varet nga fuqia punëtore kineze e shfrytëzuar deri në skllavëri.
Për ta mbyllur, duhet të kujtojmë atë që thotë Krishti te Mateu 24, vargu 6:
Do të dëgjoni të flitet për luftëra e për zhurmë luftërash. Mos u tronditni! Mos u kënaqni me paqen e padrejtë të Antikrishtit!

Add new comment