SHBA, kërcënimi numër 1 në botë

Irani është kërcënimi numër një në botë. Kështu cilësohet Teherani zyrtar nga SHBA dhe administrata e Donald Trump, ndërkohë që ky i fundit në një fjaiim të mbajtur dje ka njoftuar qoftë fundin e afërt të luftës, ashtu edhe sukseset e paprecedenta në histori të fushatës së inicuar prej tij.
Asnjëherë më parë në historin e luftës një kundërshtar nuk ka pësuar humbje kaq të qarta dhe në shkallë të tillë në çështje javësh
është shprehur Trump.
Një deklaratë tipik e dikujt që preferon ta shkruajë historinë dhe ta lexojë atë sipas preferencave të cilat edhe këto I cakton vetë. Jemi para specieve jodialektike me gjasë, që jetojnë në imagjinatën e vet e cila sjell pasoja serioze. Nisur nga shpejtësia e suksesit amerikan ndaj Iranit – nëse ky sukses është ashtu siç shprehet z. Trump – pyetja që lind është: a ishte Irani realisht kërcënimi për të cilin u fol aq shumë?
Si shpjegohet që ky vend i përfolur për kapacitete destabilizuese në plan global, iu nënshtrua strategjisë së reagimeve të përzgjedhura, përshkallëzimit ekonomik duke pranuar pa shumë agresivitet verbal likujdimin e të gjithë lidershipit të vjetër?
Ku qëndron në perceptimin e përgjithshëm kërcënimi kryesor: tek Irani, Rusia, Kina, apo SHBA?
Sepse me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, shndërruar gradualisht në Shtëpi të Verdhë, SHBA ka braktisur çdo zotim për demokracinë, lirinë, të drejtën dhe drejtësinë dhe është lëshuar e gjitha në një politike të hegjemonisë ushtarako-politike në kuadër të të cilës nuk heziton të aplikojë shantazhin global ekonomik të tarifave.
Nëse sheh debatin e brendshëm në SHBA, mund të kuptosh fare lehtë se në atë vend tashmë i vetmi pushtet ideologjik, ekzekutiv dhe legjilsativ është psikika e Donald Trump që në çdo dalje kërkon dafina perandorake të triumfit. Më e keqja është se për herë të parë ndoshta, SHBA nuk kishte as edhe një shkak të besueshëm për të nisur luftën, çka shihet nga distancimi I aleatëve tradicionalë të saj. Lufta vazhdon edhe pse është shpallur shkatërrimi i Iranit. Lufta vazhdon edhe pse Izraeli po tenton rishikimin e kufinjve në Lindjen e Mesme. Lufta vazhdon edhe pse nuk ka një objektiv të besueshëm se çfarë po synohet.
Cilido qoftë regjimi që mund të pasojë këtë që është në Iran, do të rindërtojë flotën, ushtrinë, mbrojtjen raketore, impiantet elektrike, të përpunimit të naftës e me radhë. Historinë dhe rendin e saj nuk e sfidon dot një Donald Trump që luan me ushtrinë e një superfuqie si me ndonjë dhuratë argëtuese. Me të njëjtën ushtri që e ka kritikuar deri më dje sit ë vjetëruar.
Shkallmimi i çdo arsyetimi në ndjekjen e politikave të tilla, shpërfillja e çdo konsensusi, kërkimi I nidhmës vetëm në aspektin e kostove, flet për një shtet me tipare banditizmi ndërkombëtar që tejkalon për kërcënim çdo entitet tjetër. Dhe eventualisht ky është edhe fillimi i fundit.

Comments
Tashme duhet te perditesojme
Tashme duhet te perditesojme fjalet: "trap", "traplleqe" ne "tramp", "tramplleqe"
Add new comment