Kërkesë Papës: Një ekzorcist për çdo dioqezë
Shoqata Ndërkombëtare e Ekzorcistëve i ka kërkuar Papës Leo XIV që të sigurojë praninë e të paktën një prifti ekzorcist në çdo dioqezë, duke vënë theksin jo vetëm te numri, por sidomos te përgatitja profesionale dhe shpirtërore e tyre. Në një audiencë private të zhvilluar më 13 mars, ata i paraqitën Atit të Shenjtë një raport mbi shtimin e rasteve të lidhura me okultizmin, ezoterizmin dhe satanizmin, si dhe ndikimet shpirtërore që këto fenomene kanë tek besimtarët.
Ekzorcistët ngritën shqetësimin për mungesën e ekzorcistëve të trajnuar në shumë dioqeza në botë dhe theksuan domosdoshmërinë e trajnimeve të specializuara në seminare, programe formimi për peshkopët e rinj dhe vendosjen e kritereve të qarta për trajtimin e rasteve pastorale më delikate. Zëvendëspresidenti i shoqatës, Francesco Bamonte, theksoi nevojën për një qasje serioze dhe të bazuar në mësimet e Ungjillit në trajtimin e këtyre rasteve.

Comments
Normal, nga nje per kalibe
Normal, nga nje per kalibe moderne, duhet te blindohemi.
Se keto qe po ndodhin ne bote s'mund te jene gje tjeter vecse punet e djallit.
Eh na mbyti injoranca mire bota qe ka ikur per lesh.
Hajde mo per keta jane kohe te arta te e zgjerojne biznesin.
Add new comment