Deputetja e VV Alma Lama i kërkon ndjesë Ambasadores amerikane... por VV jo!

Postuar në 30 Qershor, 2013 12:31

Alma Lama, Deputete e Vetëvendosjes në Parlamentin kosovar, i ka kërkuar personalisht falje Ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson për lëndimet që aktivistë të VV’së i kanë shkaktuar asaj ditën kur Kuvendi po ratifikonte marrëveshjen e Kosovë- Serbi, njofton Express.

Madje, sipas Lamës kërkim falja është e domosdoshme. “Unë i kam kërkuar falje ne emrin tim dhe te votuesve te mi” ka thënë Lama, që e ka kërkuar faljen publikisht në twitter. Ndërkaq zyrtarët e VV’së ende nuk kanë kërkuar falje. Për me tepër ata fajin për këtë akt ua kanë hedhur protokollit shtetëror dhe policisë së Kosovës.

Ndryshe Deputetja Alma Lama ka ftohur raportet me bashkëpartiakët e saj ndër ta edhe Liderin e tyre Albin Kurti për shkak të qëndrimeve të kundërta karshi çështjeve fetare dhe kombëtare në vend. Ajo madje ka lënë të hapur edhe mundësinë e largimit nga ky subjekt për këto shkaqe.

k.c.

Comments

Submitted by Daku (not verified) on

Shume mire qe I ka kerkuar falje, po duhet sqaruar se nuk e ka prekur askush nga protestuesit dhe as nga policia. Ne video duket qarte qe as kane pasur shans ti afrohen. Protestuesit I ka pasur ne te majte, nderkohe qe truprojat e Kane terhequr per ta futur me shpejt ne oborr. Ka lenduar nderkohe doren e djathte. Mjaft me me keto falsitete.
Pabarazia nuk eshte e drejte dhe nuk duhet pranuar, si ndaj serbve, grekeve, "evropianeve" apo qofte edhe amerikaneve.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Bravo Alma Lama! Ke tregue tamam qendrimi korrekt dhe idena te qarta politike per te miren e Kosoves.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.