Arkiv-Lajme
A po luan Berisha “bllofin” me Bashën për të projektuar në krye të PD Eduard Selamin?
Habion Hasani te Dita, analizon sot kandidaturat për kryetar të PD-së.
Ai përjashton Jozefina Topallin dhe Ridvan Boden, tashmë të dorëhequr, e para pas rezultatit vrasës të Shkodrës dhe dobësimit të pozitave, i dyti, ngaqë megjithëse numri dy në parti, “për nga pozicioni duket se nuk ka forcë të marrë në dorë drejtimin si lider. Shumëkush në PD mendon se për këtë i mungon edhe statura.”
Agolli për fitoren PS-LSI: kujdes nga ngasja për një “parti-shtet”... dhe shton diçka për “mizat e kalit”
Darina Tanushi për G.Sh ka zhvilluar një bisedë me Dritëro Agollin për zgjedhjet. Duke u ruajtur të mos përsërisë gjërat tashmë të thëna, në lidhje me aleancën PS-LSI, poeti ngre një zile alarmi për rrezikun që kjo fitore mos ajo çon në krijimin e një autokracie, që manifestohet përmes partisë-shtet.
Fevziu shkruan për Berishën, sot! (dhe i jep një finale stil “Rama”)
Blendi Fevziu përpiqet të bëjë sot një portret të “atij që iku”, Sali Berishës, duke e nxjerrë atë si njeri që polarizoi Shqipërinë, për të mirë a për të keq. Brenda këtij polariteti Fevziu nxjerr “të bardhën” dhe të “zezën” e Sali Berishës.
Për Fevziun, Berisha do të kujtohet për mirë si:
Nano flet për rreziqet nga makthi i “vdekjes” i Ramës
Mustafa Nano rimerr te Shqip një intervistë të Ramës për dy gazetarë francezë ët portalit Le Courrier des Balkans (që fokusohet te çështje të Ballkanit), fill pasi ishin mbyllur kutitë, e që, ndonëse numërimi i votave ende nuk kish filluar, ish i sigurt në fitore. Intervista me Philippe Bertinchamps dhe Jean-Arnault Derens del në Courrier des Balkans me titullin: “Edi Rama, kryeministri dhe vdekja”. Fjala vdekje në titull del prej kësaj përgjigje të Kryeministrit të zgjedhur të shqiptarëve: “Unë nuk u bëra Edi Rama nëpërmjet politikës. Unë isha Edi Rama përpara.
Të jetë garë “reale” për kreun e PD? Edhe Biberaj zë rradhën...
Vetëm pak orë pas deklarimit të Sali Berishës se Kryetari i ri që do ta pasojë në PD do të zgjidhet sipas parimit “një anëtar një votë”, dhe Aleksandër Biberaj ka shpallur hapur ambicien për të garuar për postin që gjerësisht i atribuohet si i “paracaktuar” Lulzim Bashës.
7 gabimet e Berishës, sipas Agron Tufës
Nën titullin “ku është gabuar?” Agron Tufa analizon te Panorama humbjen e PD, por që në brendësi në të vërtetë e konsideron si përgjegjësi të Berishës personalisht. Ai shtron për analizë 7 gabimet e Berishës:
Një klerik i Vatikanit në burg për korrupsion mund të sjellë siklete të reja për Papatin e ri
Një klerik i lartë i Vatikanit është arrestuar së bashku me një anëtar të shërbimeve sekrete të Italisë dhe një ndërmjetës financiar, të dyshuar se donin të kontrabandonin 20 milion € ilegalisht në bordin e një avioni nga Zvicra.
Nikoll Lesi akuzon se aleatët e djathtë e kanë vjedhur! Edhe Nard Ndokës e PLL u kanë “ngrënë”një deputet
Në një shkrim te Panorama sot, Nikoll Lesi akuzon drejtpërdrejt që në koalicionin e djathtë ka pasur një vjedhje të madhe votash ndaj aleatëve të vegjël. Ai sjell rastin personal, ku në qendrën e tij të votimit te P.N. Luarasi, ka votuar vetë i 5-të, me bashkëshorten, djalin e madh, vjehrrin e vjehrrën, por në atë QV ka vetëm 3 vota! Lesi, beson se dhe 19 banorë të pallatit ku banon prej 20-vitesh i kanë deklaruar votën (janë gati të firmosin dhe me noteri), dhe asnjë nga ato vota nuk gjendet në kuti.
Meta i shmanget përgjigjeve mbi ndarjen e pushtetit, administratës e ministrive. Thotë edhe që “Rama të mos lërë mandatin e deputetit”
Në “5 pyetje nga Babaramo”, Ilir Meta duke sikur i është shmangur shumë prej pyetjeve, sidomos atyre që kishin të bënin me strukturën e ndarjes së pushtetit, numrin e ministrive, si do bëhet me administratën, etj., duke thënë thjesht “nuk është kjo çështja më e rëndësishme” ose “rëndësi ka fryma e koordinimit dhe bashkëpunimit.”
Xhepa, as mish as peshk: ri-themelim i PD, por Berisha të rrijë prezent në PD
Në një intervistë për JAVA-n, Selami Xhepa, një nga eksponentët e njohur të PD-së, përpiqet t’i shmanget shprehjes së dashurisë së pakufishme për liderin e dorëhequr dhe justifikimeve bajate për humbjen, konsideron që faktori kryesor ishte “konsumi moral”.