Rrotacioni fitoi edhe ndaj fushatës “Votë e bardhë”/“Kryqin votës!”

Në muajt para zgjedhjeve të 23 qershorit, pati zëra të fortë publikë (më të dëgjuarit ata të Fatos Lubonjës dhe Shinasi Ramës) që bënë thirrje për pjesëmarrje në votim dhe bërje të votës së pavlefshme në mënyrë masive (duke i vënë kryqin votës apo duke e lënë atë të bardhë), në mënyrë që t’i jepej mesazhi të dyja kampeve të politikës se elektorati shqiptar nuk pranonte asnjerën nga palët. Por rezultatet paraprake të zgjedhjeve treguan se fushata e tyre dështoi plotësisht.
Nga 1.744 milion vota të hedhura në kutitë e votimit në datë 23 qershor, vetëm 24 mijë (1.39%) rezultuan të pavlefshme. Ndërkohë, në vitin 2009, nga 1.561 milion vota në kutitë e votimit, rreth 41 mijë (2.7%) rezultuan të pavlefshme. Pra edhe në vlerë absolute edhe në vlerë relative, pati rënie të ndjeshme të votave të pavlefshme. Nga ana tjetër, rreth 1 milion shqiptarë votuan qartazi për rrotacionin…
E.Zaloshnja
Comments
Per te qene me te sakte,

Per te qene me te sakte, fitoi rotacioni i blere me leke e dhe kunder ketij nuk kishte shume gjasa qe te fitonin votat e bardha apo me kryq .

LSI, kaq mjafton.

LSI, kaq mjafton.

Shokuse, vazhdojne me Teorine

Shokuse, vazhdojne me Teorine e votes se Blere. Por si mund te blihet vota e 1 milione shqiptarve. Po a e harruat presionin e forte kundrejt administrates qe i kane detyruar te fotografojne voten, se me i thelle do te ishte rezultati. Por me pelqen dicka qe akoma Sali Berisha e Demokrate hecin me teorin konspiracioni se u eshte shitur vota. Nderkohe qe kjo mbahet dhe si qeveria super e korruptuar. Nje gje eshte e mire, qe deri sa te mendojne qe nuk kane pasur faje qe kane humbur zgjedhjet aq gjate e majta do te ri ne pushtet. Vazhdoni me teorine e votes se shitur se do mbani Ramen gjate ne pushtet. Po ne kutine e Votimit qe votoje vete Sali berisha bashke me Lirin, si ka mundesi qe sipas KQZ ne ate kuti ishte PS me rreth 230 vota para? A po dhe Sala vete per Edi ka votuar..

Ndergjegjja qytetare deshtoi,
Ndergjegjja qytetare deshtoi, jo Lubonja apo Shinasi Rama. Ndryshe nga votat, vetedijen kolektive as e shet, as e blen dot, ate nje komb ose e ka, ose nuk e ka. Rritja e LSI tregon qe ndergjegja qytetare dhe memorja kolektive eshte nje koncept ende i huaj. Kjo vote e dhunshme, plebishitare eshte veç nje reagim i kushtezuar i nje shoqerie primitive ky shquarja e qarte e se keqes me te madhe, konsiderohet edhe si rrugedalje prej saj. Kuptohet, nese gjerat shkojne mire, edhe kjo shoqeri do emancipohet nje dite, kur te jene kryer edhe 2-3 rotacione te tjera, dhe kur me ne fund te pranoje te kuptoje qe shtet me horra nuk behet. Deri atehere, ta gezojme riciklimin e plehrave me emrin Rilindje.
Bepe, Bepe, ku je mor

Bepe, Bepe, ku je mor karkalec?! Të ranë fletët ëëë... Popull budalla nuk të vlerëson sa duhet ... Patjetër populli e ka fajin, ti je as.

Ka njerëz që hyjnë në kategorinë e të pakënaqurve të përhershëm. Njerëz që nuk arrijnë të bien dakort me veten e tyre. Që duan ndryshim, por edhe vazhdim. Duan revolucion por revolucion me shkrime dhe pa ide e mbi të gjitha pa veprime. Revolucionin e duan por nuk dinë me se ta zëvendësojnë rendin e vjetër, ndryshe do të kishin parti apo lëvizje. Ndoshta mirë e kanë, kush e çan kokën me Shqiptarët, më mirë të bëjmë noj shkrim e të japim noj leksion se nxjerrim dhe rrogën e muajit.

Ne fund të fundit 53% e Shqiptarëve u thanë se nuk e mendojnë si ata, le ti nxjerrin vetë konkluzionet...

o tati, e paske bere te madhe

o tati, e paske bere te madhe "partine" e Fatos "bepe grillo" Lubonjes, o vella. nga 47% qe nuk votuan, nja 1.2 milion zgjedhes jane ne emigracion, vella, dhe vetem nja 60 mije erdhen me autobuza per te votuar. pra tos "bepe grillo" lubonjes i jane bashkuar vetem ca kokrra qe jane akoma n gjume ose nen efektin e barit apo alkolit...

Add new comment