Një klerik i Vatikanit në burg për korrupsion mund të sjellë siklete të reja për Papatin e ri

Postuar në 29 Qershor, 2013 04:20

Një klerik i lartë i Vatikanit është arrestuar së bashku me një anëtar të shërbimeve sekrete të Italisë dhe një ndërmjetës financiar, të dyshuar se donin të kontrabandonin 20 milion € ilegalisht në bordin e një avioni nga Zvicra. Nunzio Scarano (në foto), një prelat nga Salerno, në pjesën jugore të Italisë, i njohur ndryshe dhe si "Monsinjor 500" për ‘dashurinë’ e tij për eurot e prerjeve të mëdha, u arrestua në Romë, nën dyshimin për korrupsion dhe për planifikimin për të sjellë miliona euro në Itali në korrik të vitit të kaluar në emër të disa miqve të pasur (plan që dështoi, sipas The Guardian) .Ai u arrestua dje dhe u fut në burgun me emër poetik, Regina Coeli, në Romë (Mbretëresha e Qiellit).Përkundër faktit se prokurorët nuk besojnë se banka e Vatikanit ishte i lidhur direkt me komplotin e dyshuar, arrestimet, të cilat rrjedhin nga një hetim i gjerë në Bankën aq të fshehtë, ka të ngjarë të sjellë siklete të freskëta për Vatikanin në epokën e një pape i cili tha se dëshiron një "kishë një të varfër" dhe financa etike.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.