Arkiv-Lajme

Selami Xhepa: PD-në e çoi në opozitë hipokrizia e trumbetimit të “bollëkut”, në kohën e një fukarallëku ekstrem

Postuar në 28 Qershor, 2013 04:35

Disa nga eksponentët e PD-së kanë filluar të ftillohen pas goditjes fatale që muarën në zgjedhjet e 23 qershorit. Kështu psh, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Selami Xhepa, në analizën që bën në një intervistë për gazetën “Panorama”, ku rendit disa faktorë që çuan PD-në në opozitë, si niveli i lartë i korrupsionit, treguesit e këqij ekonomikë, mosndryshimi për një kohë të gjatë i kabinetit qeveritar dhe veçanërisht një qeverisje arrogante.

Besnik Mustafaj: Berisha e bëri të vetën, ndërsa ministrat, shkaktarët e katastrofës elektorale, kapardisen me humbjen

Postuar në 28 Qershor, 2013 04:07

Ish-deputeti i PD-së, një prej zërave ndryshe të së djathtës, Besnik Mustafaj, në një koment të tij në “Facebook” shprehet me habi për qëndrimin që mbajnë ministrat e Berishës, të cilët humbën zgjedhjet e 23 qershorit. “Të dashur miq! Berisha, ashtu siç i takonte, e mori publikisht mbrëmë (parmbrëmë) përsipër gjithë përgjegjësinë e humbjes. Shoh se ky fakt po keqkuptohet rëndë nga ministrat. Në statuset e tyre në FB nuk shfaqin asnjë shenjë reflektimi. Ata duhet të rrinë thellësisht kokulur para demokratëve në radhë të parë për katastrofën elektorale që shkaktuan të gjithë bashkë.

Zgjedhjet e 23 Qershorit: Pse hesht Kadare!?....

Postuar në 28 Qershor, 2013 01:27

Megjithëse zgjedhjet e kësaj radhe ishin jetike dhe të një rëndësie të veçantë, pasi kishin të bënin me të ardhmen evropiane të Shqipërisë, me ndarjen një herë e mirë nga autokratizmi berishian dhe nga tranzicioni i tejzgjatur, shkrimtari i madh, i ndjeshëm për gjithçka ndodh në vendin tonë, këtë radhë nuk është shprehur endé, nuk është shprehur as para dhe as pas kësaj ngjarjeje të madhe.

Nuk e dimë pse ai ka zgjedhur të heshtë, madje edhe pas një rezultati spektakular, ku sovrani, i pa cenuar, ka folur “shqip” dhe është respektuar edhe nga humbësit!?...

Z. Hoxha

Turqia, presion e kontroll mbi rrjetet “Twitter” dhe “Facebook”…ndihmojnë protestat!...

Postuar në 28 Qershor, 2013 01:22

“Twitter” dhe “Facebook” kanë dhënë një ndihmesë të madhe në bashkërendimin e protestave dhe përhapjen e shpalljeve publike në të gjithë vendit. Ndaj qeveria turke kërkon t’i vërë nën kontroll rrjetet shoqërore, sidomos “Twitter”-in, ngritjen e një zyrë brenda vendit, në mënyrë që përfaqësuesit e kompanisë të kontaktohen më lehtësisht nga autoritetet.  Ndërsa “Twitter” ende nuk ka reaguar zyrtarisht, kërkesa e Ankarasë zyrtare është konsideruar si një mjet i mundshëm presioni.

Shënim: Ndihmoi koalicioni i majtë LSI-në, apo LSI-ja ndihmoi koalicionin e majtë?

Postuar në 27 Qershor, 2013 18:42

Për të hedhur dritë mbi pyetjen “Ndihmoi koalicioni majtë LSI-në apo LSI-ja ndihmoi koalicionin e majtë?”, e cila është debatuar shumë pas rritjes së saj të paparashikuar në 23 qershor, po sjell disa fakte elektorale.

1. LSI-ja mori pothuaj aq mandate (16) sa ç’do të kishte marrë në një proporcional të pastër kombëtar pa korrektim e pa prag (15). Nga ana tjetër, partitë e tjera të koalicionit, të marra së bashku, do të kishin marrë 66 mandate në një proporcional të pastër kombëtar pa korrektim e pa prag.

Ardian Vehbiu: Berisha, me grykësinë e tij mediatike, e shndërroi veten në personazh anektodash

Postuar në 27 Qershor, 2013 17:24

“Një nga arsyet e débâcle-it të tanishëm të PD-së dhe të Berishës vetë, ishte se – për faj të mediave dhe të grykësisë mediatike të kryeministrit – burri i shtetit erdhi duke u shndërruar, gradualisht në personazh… Si personazh ai u folklorizua me të shpejtë, madje u karikaturizua: toni i tij në fjalimet, hiperbolat dhe superlativat, rrenat e njëpasnjëshme, gjestet groteske prej njeriu që e kish humbur lidhjen me realitetin (si notimi në Jon), të gjitha këto e larguan Berishën nga politika, për ta futur në anekdotë.”

Obama kërkon t’i japë shtrirje universale të drejtës së gay-ve për t’u martuar; por ka vende që …

Postuar në 27 Qershor, 2013 15:51

Siç kemi bërë me dije, Gjykata Supreme në SHBA ka miratuar martesat homoseksuale, dhe ky është një ligj që vlen në të gjithë jurisdiksionin amerikan. Dhe tani, Obama po synon që ta shndërrojë këtë moment si një arritje universale. Por nuk është e lehtë.

Zyra e SHBA në OSBE, më në fund një fjalë të mirë: Zgjedhjet Ok, qeveria e re të integrojë vendin

Postuar në 27 Qershor, 2013 14:32

Misioni i SHBA-së në OSBE ka përshëndetuar zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri. Ambasadori Ina Kelli ka vlerësuar pjesëmarrjen masive të qytetarëve në votime. Ndërkohë, ai ka thënë se puna e vërtetë nis tani.

Ikën Eugen Wollfarth, ndihet i kënaqur dhe i realizuar pas një misioni të vështirë në Shqipëri

Postuar në 27 Qershor, 2013 14:22

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka mbyllur sot misionin e tij 3-vjeçar në Shqipëri. Në fjalën e tij të shkurtër, në një pritje të organizuar me këtë rast, Ëollfarth shprehu vlerësim për zgjedhjet e sapo mbyllura, duke theksuar pranimin e rezultatit nga partitë politike.

Ai tha se pavarësisht mosmarrëveshjeve politike, zgjedhjet arritën të realizoheshin me standarde.

“Ajo çka më gëzon më shumë, është se e shoh Shqipërinë në një fazë të re, dhe në një shkallë të lartë dinjiteti, dhe kjo gjë më bën të ndihem më mirë.”- tha Wollfarth.

Kur del zë, s’është pa gjë: Gazeta “Express” vërteton ato që u thanë për “Belle Air”

Postuar në 27 Qershor, 2013 13:16

Mësohet se kompania Belle Air, te dielën i kishte destinuar avionët e saj në shërbim të zgjedhjeve në Shqipëri, duke harruar kështu pjesën tjetër të klientëve, të cilët janë detyruar të blejnë bileta të tjera për në avionë të tjerë. Këtë fakt e vë në dukje gazeta Express e Kosovës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme