Turqia, presion e kontroll mbi rrjetet “Twitter” dhe “Facebook”…ndihmojnë protestat!...

“Twitter” dhe “Facebook” kanë dhënë një ndihmesë të madhe në bashkërendimin e protestave dhe përhapjen e shpalljeve publike në të gjithë vendit. Ndaj qeveria turke kërkon t’i vërë nën kontroll rrjetet shoqërore, sidomos “Twitter”-in, ngritjen e një zyrë brenda vendit, në mënyrë që përfaqësuesit e kompanisë të kontaktohen më lehtësisht nga autoritetet. Ndërsa “Twitter” ende nuk ka reaguar zyrtarisht, kërkesa e Ankarasë zyrtare është konsideruar si një mjet i mundshëm presioni.
Deri më tani, disa dhjetëra të dyshuar si nxitës të dhunës, nëpërmjet komenteve të tyre në “Twitter”, janë arrestuar nga policia.
Zh.
Add new comment