Ardian Vehbiu: Berisha, me grykësinë e tij mediatike, e shndërroi veten në personazh anektodash

“Një nga arsyet e débâcle-it të tanishëm të PD-së dhe të Berishës vetë, ishte se – për faj të mediave dhe të grykësisë mediatike të kryeministrit – burri i shtetit erdhi duke u shndërruar, gradualisht në personazh… Si personazh ai u folklorizua me të shpejtë, madje u karikaturizua: toni i tij në fjalimet, hiperbolat dhe superlativat, rrenat e njëpasnjëshme, gjestet groteske prej njeriu që e kish humbur lidhjen me realitetin (si notimi në Jon), të gjitha këto e larguan Berishën nga politika, për ta futur në anekdotë.”
Sa më sipër e shkruan Ardian Vehbiu në artikullin e tij me titull “Vrima në ekran”, të publikuar në blogun Peizazhe të Fjalës. Në këtë shkrim merret me marrëdhëniet mes pushtetit e medias: “Një media që kërkon vërtet të informojë, nuk përcjell fjalimin e kryeministrit në inaugurimin e një çezme (të cilin mund t’ia kish lënë ta bënte edhe kryeplakut të fshatit), por shkon të shohë se ç’do të bëhet me atë çezëm qoftë edhe një javë pasi ka kaluar që andej “profeti.” Shembja e rrugës dy ditë pas përfundimit të saj meriton të njoftohet më fort se përurimi i saj dhe buzëqeshja fotozhenike e të pranishmëve.”
Shkrimi i plotë mund të ndiqet në linkun http://xhaxhai.wordpress.com/2013/06/27/vrima-ne-ekran/
Re.Pu.
Add new comment