Arkiv-Lajme
Fule: Anëtarësimi i Kroacisë në BE, frymëzim për shqiptarët, veçanërisht tani pas zgjedhjeve të 23 qershorit
Komisioneri evropian për zgjerim Stefan Fule ka porositur vendet e Ballkanit Perëndimore se pranimi i Kroacisë më 1 korrik si shtet anëtar i Bashkimit Evropian, dëshmon që BE-ja respekton zotimet e veta. Sipas tij, pranimi i Kroacisë rikonfirmon që perspektiva e integrimit evropian mbetet e hapur për të gjitha vendet në këtë rajon, të cilat tregojnë gatishmëri politike të nevojshme për implementimin e reformave ekonomike dhe politike dhe të cilat dëshmojnë respektin e tyre për vlera evropiane, si: sundimi i ligjit, parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut.
Pritet të ratifikohet sot Marrëveshja e parë Ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Vetëvendosja mbush rrugët me protesta
Në mbledhjen e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës pritet të ratifikohet Marrëveshja e parë ndërkombëtare e parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të zbatimit të saj. Paraprakisht ka pasur qëndrime të ndryshme nëse marrëveshja duhet quajtur ndërkombëtare dhe nëse duhet miratuar edhe Plani i zbatimit të saj, por ka dominuar mendimi që për këto çështjet mund të vendosë mbledhja plenare e Kuvendit.
Rulin e sulmojnë nga Gjirokastra; dhe ai kundërpërgjigjet: “Skena nuk është për spurdhjakë anonimë”
Eksponentët e PD-së po ridalin në skenë. E po thonë fjalët e tyre të para. Dhe mesazhet e tyre ngjajnë si të ishin bërë nga një dorë. Ja mesazhi i Rulit (Genc): “Një falenderim i sinqertë për të gjithë anëtarët e strukturave të Partisë Demokratike të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit... Ju siguroj të gjithëve se ky nuk është fundi. Këto janë vetëm ditët e para të një fillimi të ri, që duhet ta nisim të gjithë bashkë, me kokën lart.”
Artistë e njerëz të spektaklit: Lotë dhe empati për Berishën
Në mizanskenën e dorëheqjes së Berishës, u panë njerëz që derdhnin lotë, tok me të. Të tjerë kanë demonstruar empati. Dhe disa artistë e showmen-ë kanë bërë të njëjtën gjë; ose kanë qarë, ose kanë provuar dhembje, ose kanë provuar empati e simpati në këtë moment të fundit.
Ja disa reagime të marra nga Gazeta Shqiptare:
Elton Deda: Fjalimi i Berishës, sa emocionues, aq dhe i vërtetë. Unë i kam dhënë dhe do t’i jap mbështetje Edi Ramës, por tani do doja një reformim të madh të PD-së….
Mandatet e deputetëve sipas qarqeve, kryeson koalicioni i majtë me 84 mandate, i djathti me 56
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare të Shqipërisë të 23 qershorit. Lista e pritshme është botuar sot në gazetën “Shqip”:
QARKU TIRANE
PS – 15 deputetë (pranë deputetit 16) – Pandeli Majko, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Besnik Baraj, Xhemal Qefalia, Sadri Abazi, Parid Cara, Spartak Braho, Artan Gaçi, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Dashamir Peza
LSI- 3 deputetë – Ilir Meta, Klajda Gjosha, Luan Rama
Është hapur stina e "gjuetisë së shtrigave" (lexo: analistëve të shtypit e të televizionit)
Pas kësaj që ndodhi më 23 qershor, një pjesë e madhe njerëzish po u derdhen atyre që kanë pasur në dorë opinion-bërjen, e për rrjedhojë janë gjendur dhe të tjerë, më pak sigurisht, që i kanë marrë në mbrojtje këta të fundit. Rrjetet sociale janë plot me komente përbuzëse e skualifikuese për kategorinë e gazetarëve më të pranishëm në jetën publike shqiptare, për analistët pra, por po aty ka dhe internautë që i kundër vihen këtij “egzagjerimi”.
Sëpatë mbi Shengen, rishikim marrëveshjes, mund të mbyllen kufijtë për dy vjet
Evropianët e rinj, si nxënësit e shkollave, që e njohin Evropën deri tani vetëm pa trarët e pikave kufitare - ndoshta duhet të mësohen me një realitet tjetër. Parlamenti i Bashkimit Europian ka vendosur që 26 shtete evropiane të cilat kanë hequr vizat me disa shtete të rajonit ballkanik, të lejohen të rikthejnë regjimin e vizave deri në dy vjet në rast nevoje. Shumica në Parlamentin Evropian ka vlerësuar se është e nevojshme një reformë e marrëveshjes Shengen.
Komunat e Kosovës Lindore, besim e shpresë te institucionet e reja të Ramës për zgjidhjen e çështjes së tyre
Tri komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi, Presheva, Bujanoci e Medvegja kanë besim dhe shpresojnë se konsolidimi sa më i shpejt i Institucioneve Demokratike në Tiranë ndihmon çështjen shqiptare edhe në Kosovën Lindore. Ata kanë bërë një deklaratë, ku ndër të tjera thonë se Edi Rama, si Kryeministri i ardhshëm, si njeriu i parë i Shqipërisë do të angazhohet se do ta zgjidhë çështjes e shqiptarëve të Kosovës Lindore.
Fjalimi i plotë i Sali Berishës në ikje: Unë humba, ngaqë nuk ju mashtrova me premtime, siç bënë kundërshtarët e mij
Ne kemi dhënë një lajm të shkurtër mbi dorëheqjen e Sali Berishës prej postit të kreut të PD-së, por më poshtë po ju japim të plotë fjalën e tij me këtë rast:
Të dashur demokrate dhe demokratë,
qytetare dhe qytetarë,
mbështetës të Partisë Demokratike,
shqiptare dhe shqiptarë në Shqipëri edhe kudo që jeni,
Sot jam para jush për një mesazh, por dua të theksoj një mesazh pak të vonuar, për faktin e vetëm se kam dashur të respektoj punën me vetëmohim të madh të komisionerëve tanë në numërimin e votave, proces i cili po shkon në kutitë e fundit.
Andi Bushati shpjegon disfatën e Berishës
Andi Bushati ka shkruar një shkrim me titull “Kush e pa mbretin lakuriq?”, dhe aty shpjegon shkaqet e disfatës së Sali Berishës. Përgjigja, sipas tij, është “vetëm tek një fakt, që është edhe një nga shkaqet kryesore të disfatës së sotme të Berishës: falsiteti i regjimit që ai tentoi të ngrejë”.