Pritet të ratifikohet sot Marrëveshja e parë Ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Vetëvendosja mbush rrugët me protesta

Në mbledhjen e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës pritet të ratifikohet Marrëveshja e parë ndërkombëtare e parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të zbatimit të saj. Paraprakisht ka pasur qëndrime të ndryshme nëse marrëveshja duhet quajtur ndërkombëtare dhe nëse duhet miratuar edhe Plani i zbatimit të saj, por ka dominuar mendimi që për këto çështjet mund të vendosë mbledhja plenare e Kuvendit.
Të gjitha subjektet e politike pritet të votojnë pro ratfikimit të marrëveshjes, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do të kundërshtojë si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit kundër Ratifikimit të Marrëveshjes Thaçi – Daçiç që po mbahet sot Prishtinë.
Qindra protestuesjanë mbledhur që në orën nëntë para Kuuvendit po brohorasin kundër ratifikimtit të marrëveshjes Kosovë -Serbi. Protestuesit janë ndarë në tri grupe: një grup para hyrjes së Parlamentit dhe dy të tjera para hyjres në ndërtersën ku është e vendosur një pjesë e Qeverisë.
Zh.
Lajmi i marrë nga: http://www.kohaditore.com/?page=1,13,150359
Add new comment