Komunat e Kosovës Lindore, besim e shpresë te institucionet e reja të Ramës për zgjidhjen e çështjes së tyre

Postuar në 27 Qershor, 2013 00:32

Tri komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi, Presheva, Bujanoci  e Medvegja kanë besim dhe shpresojnë se konsolidimi  sa më i shpejt i Institucioneve Demokratike në Tiranë ndihmon  çështjen shqiptare edhe në Kosovën Lindore. Ata kanë bërë një deklaratë, ku ndër të tjera thonë se Edi Rama, si Kryeministri i ardhshëm, si njeriu i parë i Shqipërisë do të angazhohet se do ta zgjidhë çështjes e shqiptarëve të Kosovës Lindore.

“Urojmë që sa më shpejtë të konsolidohen Institucionet Qeverisëse Shqiptare në Tiranë, sepse, jo vetëm që i tregoni botës  dhe pushteteve të shteteve fqinje se populli shqiptar di e ka vullnet të ece përpara, është popull demokratik e perëndimor, por  duke qenë të tillë na ndihmon edhe ne shqiptarëve kudo që jemi jashtë Shqipërisë Londineze, e posaçërisht shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”, mbyllet deklarata.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.