Është hapur stina e "gjuetisë së shtrigave" (lexo: analistëve të shtypit e të televizionit)

Postuar në 27 Qershor, 2013 02:58

Pas kësaj që ndodhi më 23 qershor, një pjesë e madhe njerëzish po u derdhen atyre që kanë pasur në dorë opinion-bërjen, e për rrjedhojë janë gjendur dhe të tjerë, më pak sigurisht, që i kanë marrë në mbrojtje këta të fundit. Rrjetet sociale janë plot me komente përbuzëse e skualifikuese për kategorinë e gazetarëve më të pranishëm në jetën publike shqiptare, për analistët pra, por po aty ka dhe internautë që i kundër vihen këtij “egzagjerimi”.

Në gazeta kanë zënë të publikojnë shkrime një pas një. Në Ditën e sotme ishte një shkrim i Artan Hoxhës, gazetarit të kronikës së zezë, i cili ishte i mbushur me zemërim me sojin e editorialo-analistëve: “Pranojeni që dështuat me turp, të paturp siç jeni. Qepeni gojën se tashmë jeni duke folur pa u paguar kush. Kontrata juaj prej sahanlëpirësi dhe mendere-lëpirësi tashmë ka mbaruar. Paratë e pushtetit, të mirat materiale apo favoret e atyre që po largohen në panik e sipër, tashmë i keni shijuar dhe i keni vendosur në kasafortën tuaj. Shijoini paratë dhe favoret, lodroni me to si buburreci me sferën e bajgës, por mos i bëni më me jargët tuaja ekranet e televizioneve dhe faqet e para të gazetave.”

Ndërsa në Gazetën Shqiptare, ish një shkrim i Mimoza Koçiut, që ecte kundër rrymës e “bënte avokatin e djallit”. Mjaft më me sulme populiste kundër analistëve, thotë ajo në thelb në shkrimin e saj.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ervin (not verified) on

nje saktesim i dashur: nuk mund ti quash kurresesi populiste ata gazetare qe mbronin kush me argumente e kush me sofizma Berishen pasi mbrojtja e tyre ishte teresisht kundra frymes se popullit te shprehur me 23 qershor. Nderkohe thuajse te gjithe vazhdojne te shtjellojne analizat e tyre ne te njejtat llogore pasi nuk i shikojne zhvillimet nga xhungla druvaro-gazetaresh me retorike minimale qe do e percmonte dhe nje nxenes modest letersie por nga nje piedestal paksa me historik qe pranon se ne politike humbja eshte e pashmangshme sado energjik e i vullnetshem te jesh.

Ps A do ta fitoje Merkel mandatin e trete ne shtator? Berisha e humbi te vetin por denjesisht e ne beteje te mbrojtjes se ideve te tij politike.

Submitted by Bard (not verified) on

Per ke e ka fjalen Artan Hoxha, per vetem mbase? Mekati i analisteve proqeveritare perveç mbrojtjes se nje sistemi te ndyre, ishte fakti qe nuk e pane ajsbergun teksa afrohej. Ne vend te kesaj u angazhuan ne nje logorre' lajkash e qokash perverse intelektuale, aq sa pushtetaret u shkeputen nga realiteti, duke u izoluar nga problemet ne terren. Pushteti i Berishes u fundos ngjashem si Titaniku, me diferencen e vetme qe, Titaniku te pakten, ne çastin e mbytjes i kish ende dritat ndezur.

Submitted by tani (not verified) on

Se ka fjalen per kete artan.po per ate qe kabere dosja tropoja

Submitted by Ilir (not verified) on

Ne rast se ka reagim ndaj opinion bersve eshte i ligjshem dhe sehan lepiresit e pushtetit apo dhe tere raca e tyre ne pergjithesi duhet te rishikojne vetveten.Minimalisht duhet te pergatiten per ate qe debatojne dhe jo te meren me fjale kafeneje. Ky  nuk eshte thjesht nje vleresim i imi por eshte reflektim ndaj disa debateve mbi zgjedhjet e 2013.Tregoni me gisht LSI si e vetmja force qe ka rritje dhe e konsideroni ate lokomotive te ndryshimit.JU LUTEM hapni faqen zyrtare te KQZ dhe shikoni rezultatet paraprake dhe dote verifikoni se deri ne oren 09 30 dt 17.6 PS ka grumbulluar 709218 vota ndaj 620580 te grumbulluara ne 2009.Cila nga subjektet e tjera zgjedhore ka kete rritje.

Submitted by voica (not verified) on

Analistet?! Keta kane mbrojtur, jane rreshtuar me vrasesin ne 21 Janar. Vetem kaq mjafton, nuk e di c'mase pretendon Mimoza Kociu!?

Submitted by Sphynx (not verified) on

Deshtuan se ka kohe qe nuk bejne me gazetari, por thjesht avokatin e djallit.

Deshtuan se jane shitur dhe nuk u ka mbetur pike identiteti, thjesht justifikonin interesat personale.

Deshtuan se nuk pane me larg se hunda e tyre, e zmadhuar shume se fundmi, dhe menduan se qendrimi qe mbanin ishte me fitimpruresi.

Deshtuan se u futen ne gare me njeri-tjetrin se kush do ishte p... i s... me i madh, simbol i triumfit te formes mbi permbajtjen, i kunjave e batutave vulgare mbi seriozitetin dhe analizen.

E se fundmi, deshtuan edhe me vetveten, se pavaresisht se i mbushen mendjen gjindjes se ishin "koka te medha", askush (per fat) s'ua pordhi idete.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.