Arkiv-Lajme
Mediat greke: Gazsjellësi TAP, më pranë se çdo herë tjetër
Mediat greke duke iu referuar një deklarate të kryeministrit Samaras kanë bërë me dije se do të jetë gazjellësi TAP ai që do të bëjë transportin e gazit në Evropë.
Berisha i zhytur në dëshpërim. Del para shtypit në orën 19.00. Ndërkohë, fjala e Ramës e ka lënë pa ngushëllim.
Sali Berisha do dalë për herë të parë para gazetarëve në orën 19.00. Askush nuk e di, përveç ndoshta të së shoqes e Lulzim Bashës, se çfarë do të thotë e se cili do të jetë qëndrimi i tij në këtë moment të parë. Burime të mirinformuara kanë thënë për respublica-n, se ai nuk e ka pritur këtë disfatë kaq totale, se ai është duke e vuajtur shumë, dhe se ndihet i braktisur e i zhgënjyer nga shumë njerëz, që kanë qenë rrotull tij. Burimi ynë na tha se fjala e mbrwmshme e Ramës ka qenë e tillë që e ka lënë pa ngushëllim.
Fitorja në zgjedhje, jetike për të frenuar korrupsionin dhe bandat mafioze shqiptare
Shqipëria është një vend kaq pranë, fatet e të cilit janë të gërshetuara me Italinë. Shqipëria, që në këto dekada ka ditur të transformohet, duke dalë nga një diktaturë e tmerrshme komuniste e Enver Hoxhës, është një vend i mbushur me talente dhe mundësi.
Buzhala versus Braçe: Dy ish gazetarë, sot deputetë, debatojnë në distancë
Në fillim ishte Berat Buzhala që, në një shkrim të vetin të publikuar në gazetën kosovare Express, pasi uronte disfatën e Berishës më 23 qershor, kritikonte politikanët shqiptarë që kanë qenë kundër rrugës Durrës-Morinë. Dhe këtu, për ta ilustruar e konkretizuar kritikën, përmendte Erjon Braçen. Ky i fundit i kthehet, por me një gjuhë shumë pickuese. Dhe Buzhala ka vijuar debatin në distancë.
Shënim: U thye konstantja elektorale historike. E theu 1 prilli…
Pas zgjedhjeve traumatike të viteve ’90 në Shqipëri, ato të vitit 2001 shënuan rikthimin në një noramlitet relativ (përkthimi i fjalës relativ: normale për kushtet shqiptare). Dhe që nga viti 2001 deri në vitin 2011, shifrat agregate të përqindjeve të votave në rang kombëtar (ose ndryshe, peshat elektorale) të partive të vetëquajtura të majta dhe atyre të vetëquajtura të djathta kanë ndjekur një konstante statistikore – partitë e majta, të marra së bashku (pavarsisht se si janë konfigururar koalicionet), kanë mërrë 51%-52% të votës popullore.
Bëhet e gjallë Topalli, falenderon mbështetësit në Facebook
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka falenderuar përmes një mesazhi të postuar në profilin e saj në Facebook gjithë mbështetësit dhe votuesit.
“Falenderim dhe mirënjohje për çdo militant, anëtar, simpantizant e votues të Partisë Demokratike!
Faleminderim dhe mirënjohje për mundin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë absolute me të cilën mbrojtët alternativën dhe votën tonë. Me mirënjohje të pafund. Jozefina”- shkruan ajo.
Postimi është bërë paraditen e sotme në profilin e kryeparlamentares Topalli.
Zh.
“Ekzaltohet” Fatos Nano nga fitorja e socialistëve: “Fitore e paparë, duhet merituar”
“Fitore e paparë! Një nxjerrje dufi e lëngate e gjithë shoqërisë! Tani ky mandat i rëndë duhet merituar duke u kthyer qetësinë shpirtërore të gjithëve! Kjo fillon nga ekonomia dhe nga njerëzit në nevojë! Uroj që e majta e bashkuar ta bëjë detyrën në mënyrë altruiste”, është shprehur Nano për Gazetën Shqiptare.
Rama ishte paqësor, por … u dërgoi një sinjal “atyre që kanë shkelur ligjet e vendit”
Në fjalën e vet të parë si kryeministër de facto i Shqipërisë, Edi Rama përcolli dy mesazhe që duhen nënvizuar, e që në thelb janë kontradiktore. Në fillim, me pakëz mea culpa, ai i dërgoi Berishës një sinjal mirëkuptimi e empatie: “Më ka qëlluar të them deri dje edhe fjalë të papëlqyeshme për paraardhësin tim….
Anija po braktiset: PDIU, gati të ikë nga Berisha: Jemi të hapur për një marrëveshje me Ramën e Metën
Kronika e një dhunë të paralajmëruar, sipas Ilir Metës
Ju kujtohet lajmi i një dite para votimit, që bënte fjalë për një “ndeshje” midis militantëve të PS-LSI-së dhe atyre të PD-së në qarkun e Lezhës? Ajo ngjarje ka alarmuar e vënë në lëvizje Ilir Metën, ndonëse momenti ka qenë i pazakontë e ndonëse vëmendja ishte përqendëruar tek mbarëvajtja e votimeve të një dite më pas. Këtë e ka pranuar vetë Ilir Meta në një intervistë për Top-channel-in: