“Ekzaltohet” Fatos Nano nga fitorja e socialistëve: “Fitore e paparë, duhet merituar”

Postuar në 26 Qershor, 2013 04:51

 

 

“Fitore e paparë! Një nxjerrje dufi e lëngate e gjithë shoqërisë! Tani ky mandat i rëndë duhet merituar duke u kthyer qetësinë shpirtërore të gjithëve! Kjo fillon nga ekonomia dhe nga njerëzit në nevojë! Uroj që e majta e bashkuar ta bëjë detyrën në mënyrë altruiste”, është shprehur Nano për Gazetën Shqiptare.

Ish- kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, “bekon” fitoren e së majtës së bashkuar triumfin e saj në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Sipas tij, rezultati ishte pasojë e një nxjerrje dufi e lëngate e të gjithë shoqërisë.

Nano ka qenë kritik me mënyrën se si u hartuan listat e kandidatëve për zgjedhje dhe mungesës së debatit në këtë process. Ai atakoi figura të rëndësishme në PS me një histori 20- vjeçare, nga ana tjetër qëndroi në krah të Arben Malajt si kandidat i pavarur.

Zh.

 Foto ilustruese

 

 

Comments

Submitted by Lleshi (not verified) on

<p>Ejjjj po dhe une po them &quot; Rrofte Fitorja e popullit ndaj politikave personale dhe mos zhvilluese ! Mencuria e zgjdheshve dhe e shoqerise shqiptare per te zgjedhur opoziten per drejtimin e vendit ...!&quot;</p><p>He si ju duken per ta nxjerre si lajm ? Ka thon Lleshi tek Respublika , thoni !...... Ha.....ha....ha... na i hiqni qafe keta mostra ! Keta Ramiziste qe eshkaterruan kete vend dhe kete shoqeri me te gjitha ! Ishalla ka qene ramizisti i fundit ky Berisha&nbsp; , kurse ju na kujtoni edhe kete Nanon pensionistin ...! Jo po nxirrni edhe Ramizizn nga varri dhe na tregoni se cfare do te kishte thene edhe ai me kete rast&nbsp; ???!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.