“Ekzaltohet” Fatos Nano nga fitorja e socialistëve: “Fitore e paparë, duhet merituar”

“Fitore e paparë! Një nxjerrje dufi e lëngate e gjithë shoqërisë! Tani ky mandat i rëndë duhet merituar duke u kthyer qetësinë shpirtërore të gjithëve! Kjo fillon nga ekonomia dhe nga njerëzit në nevojë! Uroj që e majta e bashkuar ta bëjë detyrën në mënyrë altruiste”, është shprehur Nano për Gazetën Shqiptare.
Ish- kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, “bekon” fitoren e së majtës së bashkuar triumfin e saj në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Sipas tij, rezultati ishte pasojë e një nxjerrje dufi e lëngate e të gjithë shoqërisë.
Nano ka qenë kritik me mënyrën se si u hartuan listat e kandidatëve për zgjedhje dhe mungesës së debatit në këtë process. Ai atakoi figura të rëndësishme në PS me një histori 20- vjeçare, nga ana tjetër qëndroi në krah të Arben Malajt si kandidat i pavarur.
Zh.
Foto ilustruese

Comments
Ejjjj po dhe une po them "
<p>Ejjjj po dhe une po them " Rrofte Fitorja e popullit ndaj politikave personale dhe mos zhvilluese ! Mencuria e zgjdheshve dhe e shoqerise shqiptare per te zgjedhur opoziten per drejtimin e vendit ...!"</p><p>He si ju duken per ta nxjerre si lajm ? Ka thon Lleshi tek Respublika , thoni !...... Ha.....ha....ha... na i hiqni qafe keta mostra ! Keta Ramiziste qe eshkaterruan kete vend dhe kete shoqeri me te gjitha ! Ishalla ka qene ramizisti i fundit ky Berisha , kurse ju na kujtoni edhe kete Nanon pensionistin ...! Jo po nxirrni edhe Ramizizn nga varri dhe na tregoni se cfare do te kishte thene edhe ai me kete rast ???!!!!</p>
Add new comment