Arkiv-Lajme
Nëpër studio ka filluar “gjyqi” ndaj humbësit, por largimin nga kreu i PD-së do ta vendosë vetë Berisha
Sonte, ashtu si dje, ashtu si dhe nesër, argumenti i vetëm i debateve televizive kanë qenë zgjedhjet. Por analistët kanë filluar të mos flasin më për rezultatin, që tanimë dihet. Dhe kanë zënë të fokusohen tek problemet, dukuritë, risitë, siguritë, pasiguritë, etj, që lindin në këtë kontekst të ri politik. Por është kapur më shpejt se sa duhet dhe çështja e humbësit, Sali Berishës. Në studiot TV janë përpjekur sonte t’i përgjigjen pyetjes: Ç’do të ndodhë tani në PD?
Shënim: Kjo është nata që do vulosë notën e këtyre zgjedhjeve
Jozefina ia kaloi edhe Enver Hoxhës; e bëri të majtë Shkodrën, thotë B.Mustafaj!
Analiza e humbjes spektakolare të PD-së që po projektohet nga numërimi i votave deri më tani, është ende shumë herët të bëhet nga strukturat zyrtare të selisë blu, nëse do të bëhet ndonjëherë. Por kjo nuk e pengon Besnik Mustafajin, ish ministër e hierark i lartë demokrat, që të vijojë analizimin e disa shkaqeve se përse erdhi kjo fundosje. Bashkë me deputetin në largim Mark Marku, ata janë duke folur në Top Channel në emisionin maratonë të Sokol Ballës.
Ministrja italiane jep dorëheqjen; arsyeja, “punë taksash lokale”
A do të përfundojë vërtet numërimi sonte? Kukanit ja premtuan, por pak si zor
Për rezultate paraprake numërimi, afërmendsh që edhe raporti i parë përkatës i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 23 qershorit do të ishte paraprak. Gjithnjë në frymën e “disa hapave pozitive, por kemi vënë re edhe difekte”, ku theksi kryesor i vihet përfundimit të procesit të zgjatur të numërimit, ky raport nuk u përcoll me shumë vëmendje në media. E kuptueshme kjo, përderisa fokusi është drejtuar tek mbarëvajtja e fazës delikate të numërimit.
Berisha hedh në FB një postim “për fitoren”, por më pas bëhet pishman dhe e fshin
“Presim shumë shpejt për fitoren ton. Faliminderit të gjithve. Ju dua. s.b.”. Ky ka qenë mesazhi që Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook, i cili më pas është fshirë. Mesazhi ishte bërë share nga disa ndjekës të faqes, por më pas është hequr nga faqja e Berishës. Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi.
Teksti mund të gjendet në postimet e atyre që e kanë bërë share dhe është fjalë për fjalë (madje edhe me gabime ortografike): “Presim shumë shpejt për fitoren ton. Faliminderit të gjithve. Ju dua. s.b.”.
Zh.
Këshilla e deputetit të Thaçit: Berisha, dil qetësisht në pension
Shembjet nuk paskan të sosur sot për kryeministrin
7 vjet burg për Berluskonin për akuzën e seksit me minorene
Shumë websit-e, gazeta online dhe të shkruara midis të cilave edhe BBC së cilë i jemi referuar, lajmin për dënimin e Berluskonit e kanë venë në vend të dukshëm. Në lajm midis të tjerash thuhet se pas disa shkallësh të gjyqësorit, më në fund, ish- kryeministri Italian, Silvio Berluskoni është gjetur fajtor për akuzën e seksit me një prostitutë minorene dhe abuzim me detyrën.
Ai është dënuar me shtatë vite burg dhe do t’i ndalohet edhe marrja e posteve publike, në varësi të rezultatit të apelit.
76- vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.
Lulëzim Bashës i “ngrin buzëqeshja në buzë”, sfida të reja të vështira e presin
Lulëzim Bashës, numrit dy të Partisë Demokratike, kanakar i Berishës, kandidat i parë dhe i besuari i padiskutueshëm për të marrë drejtimin e PD, i “ngrin buzëqeshja në buzë” jo vetëm se humbi në “limerin” e tij, në Tiranë, si kryebashkiak dhe drejtues i fushatës, jo vetëm se humbi në lagjen e tij ku është lindur dhe rritur si “çun lagjeje”, por se e sheh shumë të zymtë vazhdimin e punës në një klimë tepër të rënduar tashmë për të.
