Arkiv-Lajme

Janë numëruar mbi 20% e votave: Duket se fitorja e opozitës nuk mund të çbëhet më

Postuar në 24 Qershor, 2013 04:44

Është bërë numërimi votave i 1200 qëndrave të votimit nga 5508 që janë të gjitha. Janë numëruar pra më shumë se 20% e votave, dhe partite apo edhe aktorë të tjerë mediatikë e publikë janë duke u përpjekur të lexojnë shifrat e para. Një pjesë aktorësh brenda opozitës janë të sigurtë se ky trend që flet për fitoren e opozitës do të mbajë deri në fund. Dhe trend-in ata e lexojnë nga ndarja e mandateve mbi bazën e këtyre rezultateve të marra deri më tani. Dhe këto rezultate na thonë: në Tiranë opozita ka 19 mandate, maxhoranca 13 mandate.

Sa i paanshëm është exit-polli rrufe i Anzalone-Civitasit

Postuar në 24 Qershor, 2013 04:13

Që në krye të herës, exit poll-i i Anzalone Research, komisionuar nga ojf-ja “Civitas Albania” u etiketua si i të djathtës. Etiketim tendencioz? Jo dhe aq, kur mëson se kreu i Civitas-it, Endrit Reka (i dyti nga e majta në foto), ka qenë një ndër katër kandidatët e mazhorancës për kryetar të KQZ-së, refuzuar nga deputetët socialistë në komisionin e ligjeve, nën arsyetimin e mungesës së përvojës për këtë post. Një vështrim i shpejtë në sajtin e kësaj organizate, ku jepen edhe shifrat e exit-pollit në fjalë, nxjerr edhe opinionin më të freskët të publikuar aty, në fund të muajit maj.

Prishtina raporton ftohtë e në mënyrë të balancuar për zgjedhjet në Shqipëri

Postuar në 24 Qershor, 2013 03:06

Mediat e Prishtinës i kanë bërë jehonë menjëherë pas zgjedhjeve ngjarjeve të kwtushme, por pa ndonjë entusiazëm kushedi se çfarë. Në versionet e tyre online kish lajme të ftohta e të balancuara lidhur me gjendjen në Shqipëri. Gazeta Express binte në sy, pasi ishte “më e etura” për të informuar në detaje. Ajo madje kish detaje më të shumta se shumica e gazetave online të Tiranës. Koha Ditore i referohej sondazhit IPR Marketing, por më shumë raportonte qëndrimet e partive. Vetëm sot në mëngjes, aty flitet për një fitore të së majtës.

Numërimi i pjesshëm projekton përmbysjen

Postuar në 24 Qershor, 2013 02:53

 

Të përditshmet e Tiranës një ditë më pas

Postuar në 24 Qershor, 2013 02:51

Në ka një ditë, kur gazetat nuk ia vlen t’i lexosh, kjo ditë është e nesërmja pas ditës së votimeve. Duke qene se ato faqosen e dërgohen në shtypshkronjë rrotull mesnatës, i bie që në mëngjes të kenë një informacion tmerrësisht të vjetër në një kohë që lexuesit kanë etje për një informacion të freskët, që mund ta marrin pa problem nga burime të tjera në TV apo line.

Corriere Della Sera publikon FB e Ministrit Noka ku ai ka botuar foton e votës së vet (duke shkelur ligjin)

Postuar në 23 Qershor, 2013 17:00

Corriere Della Sera në faqen e vet të parë nxjerr (përveç vrasjes në Laç) edhe një ngjarje të parecedent, atë të publikimit të votës pro PD nga Ministri i Brendshëm Flamur Noka.

Shkruan Corriere Della Sera (http://www.corriere.it/Primo_Piano/Esteri/2013/06/23/pop_ministro-voto.shtml):

Maxhoranca i përgjigjet IPR Marketingut; nxjerr sondazhin e kompanisë “Anzalone Research”

Postuar në 23 Qershor, 2013 16:12

Krejt papritur është bërë e gjallë dhe një kompani tjetër sondazhesh, për të cilën nuk dihej se kish planifikuar të bënte exit-poll. Rezultatet e kësaj kompanie (Anzalone Research, quhet) u bënë të njohura pas jehonës që po bënte sondazhi IPR Marketing, që po publikohej në Ora News.

IPR Marketing jep rezultatet finale, që janë idem. Tani i duhet të presë në ankth rezultatet reale

Postuar në 23 Qershor, 2013 15:02

Kompania italiane IPR Marketing sapo ka dhënë rezultatet e sondazhit të tretë të përditësuar, që është dhe sondazhi i fundit, i kompletuar. Shifrat nuk kanë ndryshime esenciale. Ka fituar ½ pikë Partia Demokratike në kurriz të Partisë Socialiste, por diferenca mes të dyjave, ashtu si dhe mes koalicioneve që ato përfaqësojnë e kryesojnë, mbetet e madhe, mbi 10 pikë. Suprizë mbetet rezultati i lartë i LS-së. Ky sondazh i jep kësaj partie 7-11%, gjë që është një shifër 2-3 pikw më e lartë edhe se ajo që kjo parti kish në sondazhet para zgjedhjeve të bëra po nga IPR Marketing.

Rama e Meta i bënë apele policisë. Ka shenja se policia po përgatitet për …?

Postuar në 23 Qershor, 2013 14:41

Në daljen e parë publike pas mbylljes së kutive të votimit, Edi Rama përmendi drejtues të lartë të policisë: “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, zëvendësdrejtori, Agron Kuliçaj, së bashku me një sërë drejtuesish të policisë, që janë identifikuar në përfshirje të strategjisë elektorale të pushtetit, të mos e çojnë më tutje rrëshqitjen e tyre në drejtim të antiligjit.”

Shënim: Duhet ndalur loja e protagonizmit politik që mund të pasohet me protagonizëm militantësh nëpër rrugë

Postuar në 23 Qershor, 2013 14:24

Pas shpalljes së rezultateve të sondazhit të kryer nga IPR Marketing, dolën Rama e Meta që, mbështetur edhe në të dhënat e tyre (kështu thanë), shpallën fitoren e zgjedhjeve. Nja 1-2 orë më pas u bënë të gjallë në Partinë Demokratike. Doli Majlinda Bregu, shumë e qeshur dhe foli për fitore, gjithashtu, por pa përmendur sondazhe. Dhe me këtë duket se po tentohet të krijohet tollovia e zakonshme, që kemi parë në zgjedhje të mëparshme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme