Rama e Meta i bënë apele policisë. Ka shenja se policia po përgatitet për …?

Në daljen e parë publike pas mbylljes së kutive të votimit, Edi Rama përmendi drejtues të lartë të policisë: “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, zëvendësdrejtori, Agron Kuliçaj, së bashku me një sërë drejtuesish të policisë, që janë identifikuar në përfshirje të strategjisë elektorale të pushtetit, të mos e çojnë më tutje rrëshqitjen e tyre në drejtim të antiligjit.”
Pas tij, ka dalë Meta, i cili i bëri apel Berishës të mos njollosë procesin, por ai iu referua, gjithashtu, të famshmit Agron Kuliçajt, ish-bodyguard-it të Berishës dhe drejtuesit të policisë së Republikës. Ai nuk e përmendi këtë emër në një kontekst të caktuar, por thjesht hamendësoi, apo la të kuptohet, se dikush ka menduar që të përfshijë policinë në punë jo të mira.
Re.Pu.
Add new comment