Shënim: Duhet ndalur loja e protagonizmit politik që mund të pasohet me protagonizëm militantësh nëpër rrugë

Postuar në 23 Qershor, 2013 14:24

Pas shpalljes së rezultateve të sondazhit të kryer nga IPR Marketing, dolën Rama e Meta që, mbështetur edhe në të dhënat e tyre (kështu thanë), shpallën fitoren e zgjedhjeve. Nja 1-2 orë më pas u bënë të gjallë në Partinë Demokratike. Doli Majlinda Bregu, shumë e qeshur dhe foli për fitore, gjithashtu, por pa përmendur sondazhe. Dhe me këtë duket se po tentohet të krijohet tollovia e zakonshme, që kemi parë në zgjedhje të mëparshme.

Do ishte mirë që partitë ta ndalnin këtë protagonizëm në një kohë që s’ka filluar numërimi i votave. Ndryshe, ky protagonizëm do të përkthehej me protagonizëm militantësh nëpër rrugë, të cilët tanimë kanë dalë nëpër rrugë, dhe kjo, nëse vazhdon, do ish një shfaqje e shëmtuar që do të pengonte e prishte procesin e numërimit. E tok me të, dhe procesin zgjedhor.

M.N.

Comments

Submitted by Kult (not verified) on

Shenim me shume vend. Jane po keta politikane qe flasin tere kohen per integrim ne Europe. Pastaj bejne gjera te tilla qe nuk jane hic europiane.

Submitted by Blendi (not verified) on

Ne thelb jam dakort me shenimin e z. Mustafa Nano, por vetem ne thelb. Teorikisht dhe ne demokraci, kreret e partive dalin pasi jane numeruar votat.

Shqiperia ka megjithate si gjithmone nje specifike te vecante. Rama dhe Meta bejne mire qe dalin ne kete rast dhe i atribojne fitoren vetes. Vetem keshtu mund sensibilizohet opinioni nderkombetar por edhe ai vendas, ne rastin se Berisha do te filloje manipulimin e rezultateve. Dhe jam i bindur qe Sala ne keto momente ate po ben. Po ve ne zbatim vjedhjen e votes.

Dhe fitorja e Opozites  si edhe ruajtja e votes eshte me e rendesishme se tollovia disa oreshe e disa qindra simpatizanteve.

Tung,

Blendi

Submitted by miri (not verified) on

Po, sot lexova nje prononcim te mençur dhe serioz, si i paangazhuar, nga zoti Mustafa Nano. E pershendes, pasi disa here kam qene kritik ndaj tij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.