Arkiv-Lajme
Në Gjermani shtohen zërat që duan të braktisin Euron
Shumë gjermnaë besojnë se është koha që të braktiset euro. Ata janë pjesë e një lëvizje në rritje, e nxitur nga populistë me ndikim nga bota e biznesit dhe akademikë. Argumentet e tyre ushqejnë frikë, por për momentin nuk ofrojnë alternativa të qarta, shkruan në numrin e vet të fundit, Der Spiegel.
Berisha tenton të përmbysë rezultatin nesër me kosovarë??? Express flet për përfshirje të deputetëve të Kosovës në plan
Gazeta kosovare Express ka nxjerrë në faqen e saj të parë lajmin se ekziston frika e një skenari që Berisha të tentojë të përmbysë rezultatin e nesërm zgjedhor përmes një kontigjenti kosovarësh qe kanë shtetësi të Republikës së Shqipërisë.
Presidenti takon delegacionin ad-hoc të PE, kryesuar nga Eduard Kukan i cili e kaloi tërë kohën duke e dëgjuar (?)
Presidenti ka takuar sot delegacionin ad-hoc të Parlamentit Europian i kryesuar nga Eduard Kukan. Nëse dikush do donte të dinte se çfarë tha konkretisht zoti Kukan, do ta ketë pak të vështirë pasi në njoftimin në faqen e presidentit (http://www.president.al/?p=9906) flitet vetëm për atë që Presidenti i ka thënë z.
Largimi i Arvizu-së lidhet me fundin e mandatit të tij; nuk ka lidhje me zgjedhjet
“SHBA-të e emërojnë ambasadorin e ri të tyre në Tiranë, pasuesin e Arvizu-së, para zgjedhjeve”, thuhej në titullin e gazetës Panorama, që për raportimin e vet i referohej një burimi në Ministrinë tonë të Jashtme. Por në fakt, kjo ‘rokadë’ nuk duket se ka lidhje me zgjedhjet. Dhe e vërteta është se - nëse zgjedhjet nuk zgjasin më shumë se një a dy muaj – ambasadori amerikan deri në fund të zgjedhjeve do ta ketë emrin Alexander Arvizu. Donald Lu është ende kandidat për ambasador.
Turqia pas protestave – despotizmi ka gjasa të bëhet më i egër
Protestat po shuhen ngadalë në Turqi, gjtihnjë e më pak njerëz rikthehen në Taksim për t’u përleshur me policinë ndërsa sipas Shoqatës turke të Mjekëve së paku 7,000 protestues dhe më shumë se një duzinë gazetarësh të tjerë janë plagosur pasi filloi dhuna. Pesë persona kanë vdekur, disa janë në gjendje kritike.Ndërkohë, ka nisur një gjueti shtrigash për të ashtuquajturit provokatorë. Qindra demonstrues janë arrestuar. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se shumë janë arrestuar për "krime" të tilla si dërgimi i ushqimit në Parkun Gezi.
Portalet online shkelin heshtjen zgjedhore, publikojnë materiale propagandistike
A po shkelet kodi zgjedhor që imponon heshtje zgjedhore sot (e shtunë)? Me të dyja këmbët, sidomos nga portalet on-line.
MAPO ka botuar sot një artikull të titulluar “djathtas” dhe që argumenton (përmes gojës së disa analistëve e politikanëve të përzgjedhur) pse duhet votuar “djathtas”:
V. Malaj: “Heronjtë” e demokracisë? Kukulla të vënë nga Ramiz Alia. Hajdari? Ordiner...
Në një analizë 3-faqëshe te Dita e sotme, Viktor Malaj analizon “revolucionin” e vitit 1990, për të arritur në konkluzionin që ai ishte i dirigjuar nga Ramiz Alia, dhe se Berisha, Hajdari, Nano, ishin kukulla të tij. Pra, nuk kemi pasur kurrë “Heronj” por vetëm “klone” të udhëheqësit.
Shkruan Malaj:
Klinton për përgjimet: duhet të jemi vigjilentë ndaj abuzimit të pushtetit të qeverisë
Ish presidenti amerikan Bill Klinton ka thënë se amerikanët duhet të jenë "vigjilentë ndaj abuzimeve" të pushtetit nga qeveria e SHBA nëpërmjet përgjimit të fshehtë të e-maileve dhe telefonatave në emër të sigurisë kombëtare, raporton the Guardian.
Shënim: Një fjalim model i Presidentit të një Republike aspak model
Presidenti i Republikës ka mbajtur sot një fjalim model, ku u kërkon qytetarëve të votojnë, pasi “të mos votosh është pasivitet i pafalshëm”. Është qetësuese (për të mos thënë, frymëzuese) të dëgjosh fjalë të tilla në këtë atmosferë.
M. Nano: T. Papavrami e A. Sala nuk janë si ata [Sabiani, Elvana, Bleona, Genta, Greta etj] që pozicionohen për hononaret e koncerteve të Berishës
Në një shkrim të sotëm te Shqip, Mustafa Nano merr në optikën e tij marrëdhëniet e personaliteteve artistike me politikën. Ai, bën një paralele mes “djallëzisë” së PD për të tërhequr në vorbullën e fushatës Elhaida Danin, fill pas suksesit të saj në The Voice of Italy dhe Anri Salës e Tedi Papavramit, për të cilët Nano vëren “një mobilizim internautësh dhe tek-tuk kolumnistësh gazetash, për t’iu derdhur në mënyrë harbute [Tedi Papavramit e Anri Salës], ngaqë këta të dy kanë vendosur të mbajnë anë në këtë garë elektorale”
