Klinton për përgjimet: duhet të jemi vigjilentë ndaj abuzimit të pushtetit të qeverisë

Ish presidenti amerikan Bill Klinton ka thënë se amerikanët duhet të jenë "vigjilentë ndaj abuzimeve" të pushtetit nga qeveria e SHBA nëpërmjet përgjimit të fshehtë të e-maileve dhe telefonatave në emër të sigurisë kombëtare, raporton the Guardian.
Në një sesion me pyetje/përgjigje në në Edinburg, Klinton tha se përdorimi i mbikëqyrjes sekrete nga ana e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) për të përgjuar komunikimet nga terroristët e huaj ishte e justifikuar. Por, ai tha se është vendimtare pasja e përgjegjësisë dhe transparencës në përdorimin e mbikëqyrjes dhe përgjimeve nga ana e agjencive të tilla si NSA. "Nuk ka dyshim se ajo hap mundësi abuzimi nëse njerëzit gënjejnë para gjykatave ose në qoftë se informacioni bie në duart e njerëzve të gabuar, që e përdorin atë kundër njerëzve të caktuar, rast që po përsëritet gjithnjë e më shpesh. Thjesht ne jemi të vetëdijshëm për këtë vetëm tani," i tha Klinton audiencës skoceze."Unë besoj se gjëja më e rëndësishme është që të kemi llogaridhënie. Por kjo nuk do të thotë se liria dhe siguria nuk janë të papajtueshme. Ato janë reciprokisht përforcuese... Mendoj se jemi më të sigurt në qoftë se kemi më shumë liri. Prandaj unë mendoj se ne duhet të jemi vigjilentë për abuzimet e përdorimit të teknologjisë nga ana e qeverisë sonë."
k.c.
Add new comment