Arkiv-Lajme
Mund të ndodhë përmbysja në favor të PD-së në Shkodër e në Lezhë? Po, edhe mundet. Por nuk është e lehtë
Numri i votave të numëruara është më shumë se 30%, tanimë. Dhe është krijuar një tablo më e qartë e asaj që mund të ndodhë. Diferencat e momentit në numër mandatesh do të ruhen në të gjitha qarqet, madje në ndonjë qark mund të rritet në favor të PS-së (në Korçë po shpresojnë të dalin 8 me 4), por duhet folur me pak rezerva për Shkodrën dhe për Lezhën. Në këtë çast, kur në Shkodër janë numëruar rreth 40% e votave, koalicioni i majtë ka mbi 6 mijë vota më tepër se sa koalicioni i djathtë. Dhe mbi këtë bazë, rezultati në numër deputetësh është 6 me 5 për të majtët.
B. Mustafaj: Demokratë, keni humbur! Lërini melodramat, dhe gjeni arsyet pse!
Është e pabesueshme, por e vërtetë. As kjo humbje e qartë, dhe e thellë, nuk e ka bërë Berishën të ftillohet. E prandaj nxjerr në foltore Bregun e Bogdanin për të lexuar deklarata fitoreje. Dhe nga radhët e demokratëve nuk bëhet i gjallë askush. I vetmi që ka dalë në shesh me një deklaratë elokuente është Besnik Mustafaj, i cili ka kohë që nuk është marrë me punët e kësaj partie. Ai ka shkruar në profilin e tij, në facebook: “Ju drejtohem të gjithë demokratëve e në mënyrë të posaçme asaj bërthamës së mrekullueshme që dikur quheshin me krenari “qëndrestarë”.
Shënim: Këtë lloj përmbysjeje kishte parasysh PD-ja?
PD nxjerr Bogdanin, që flet për “mundësi përmbysjeje”
“Dita” kërkon Fevziun, ndërsa TV Klan transmeton komedi
Macet e shtëpisë “paralajmërojnë tërmetin”, transferta bankare me origjinë nga Shqipëria jashtë(!)
Sipas një instikti të çuditshëm, kafshët e ndjejnë të parat tërmetin. Ndoshta kështu ka ndodhur edhe me macet e shtëpisë që kanë paralajmëruar të zotët për “tërmetin” që do të vinte pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Këtë fakt e vënë në dukje disa portale online të cilët publikojnë transferta me origjinë nga Shqipëria, që janë shumëfishuar në dy-tri javët e fundit”. Sipas disa burimeve, ende anononime, një nga portalet përmend emrat e Pollos, Imamit, Olldashit e Bregut.
Fitorja, e padiskutueshme; të fitojmë edhe standardet, thotë Rama
Ngjela flet si ministër i ardhshëm: Më në fund, ditë të bardha për shqiptarët, Berisha prano humbjen
Politikani ekspresiv dhe i projektuari si ministër i Drejtësisë nëse koalicioni i majtë shpallet fitues i zgjedhjeve, Spartak Ngjela, foli nga selia e PS-së (ai vetë është kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi), pasi e kishte uruar Edi Ramën për fitoren. “Kjo nuk ishte një fitore vetëm e opozitës, kjo është një fitore e madhe, që në fillim të këtij shekulli populli shqiptar arrin në rrugën drejt lirisë dhe demokracisë.
Është një nga gjërat më madhështore që kanë bërë shqiptarët në rrugën drejt Perëndimit.
Numërimi, ambasadorët kontaktojnë shefat e partive teksa e majta konsolidon avantazhin
Janë numëruar mbi 20% e votave: Duket se fitorja e opozitës nuk mund të çbëhet më
Është bërë numërimi votave i 1200 qëndrave të votimit nga 5508 që janë të gjitha. Janë numëruar pra më shumë se 20% e votave, dhe partite apo edhe aktorë të tjerë mediatikë e publikë janë duke u përpjekur të lexojnë shifrat e para. Një pjesë aktorësh brenda opozitës janë të sigurtë se ky trend që flet për fitoren e opozitës do të mbajë deri në fund. Dhe trend-in ata e lexojnë nga ndarja e mandateve mbi bazën e këtyre rezultateve të marra deri më tani. Dhe këto rezultate na thonë: në Tiranë opozita ka 19 mandate, maxhoranca 13 mandate.
