Numërimi, ambasadorët kontaktojnë shefat e partive teksa e majta konsolidon avantazhin

Paraditja e sotme, siç e do zakoni në një proces numërimi zgjedhjesh shqiptare, ka shënuar një aktivitet të shtuar të ambasadorëve që ndjekin këtë proces. Ettore Sequi, ambasadori i BE-së në Tiranë, dhe kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Europën Juglindore, Eduard Kukan, të rrahur tashmë me kleçkat tona zgjedhore, janë takuar në orën 10.00 me kryeministrin Berisha në zyrën e tij, dhe gjysmë ore më pas mbërritën në selinë rozë, për një takim me kryetarin socialist Edi Rama. Sigurisht, kryetema e bisedave ishte sigurimi i një procesi të qetë e të rrjedhshëm numërimi. Ndërkohë, rezultatet paraprake të orës 10.30 flasin për një avantazh në rang vendi prej rreth 58% të votave të koalicionit të majtë, kundrejt më pak se 41% të së djathtës.
Re.Pu
Add new comment