Ngjela flet si ministër i ardhshëm: Më në fund, ditë të bardha për shqiptarët, Berisha prano humbjen

Politikani ekspresiv dhe i projektuari si ministër i Drejtësisë nëse koalicioni i majtë shpallet fitues i zgjedhjeve, Spartak Ngjela, foli nga selia e PS-së (ai vetë është kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi), pasi e kishte uruar Edi Ramën për fitoren. “Kjo nuk ishte një fitore vetëm e opozitës, kjo është një fitore e madhe, që në fillim të këtij shekulli populli shqiptar arrin në rrugën drejt lirisë dhe demokracisë.
Është një nga gjërat më madhështore që kanë bërë shqiptarët në rrugën drejt Perëndimit.
U largua një regjim barbar që sorollatet prej 100 vitesh në Shqipëri,” tha Ngjela. Sipas tij, më në fund shqiptarët e treguan veten se janë një popull dinjitoz, që po shkon drejt Perëndimit duke flakur mbeturinat që i kanë marrë frymën këtij vendi. Nga ana tjetër, Ngjela i kërkoi publikisht kryeministrit Berisha të pranojë sa më shpejt humbjen. Kujtojmë se kreu i delegacionit të PE-së për Europën juglindore, Eduard Kukan, pohoi se Berisha e kishte siguruar që do pranonte rezultatin. Nënkuptohet, cilido qoftë ai. Apo jo?
Re.Pu.
Comments
Lol, po Ngjela keshtu thoshte
<p>Lol, po Ngjela keshtu thoshte dhe ne 2005. Ishalla nuk zhgenjehet prap kaq shpejt. </p>
Ore qe Ngjela do te
<p>Ore qe Ngjela do te zhgenjehet kjo s'ka diskutim. Problemi eshte a ka ndermend Ngjela me Edin te bejne prape nje amnisti sic e beri Ngjela me Finon ne marsin 1997?</p>
Ore per amnisti nuk vendos as
<p>Ore per amnisti nuk vendos as Ngjela, as Rama. Vetem Ilir Floriri e zgjidh ate pune. </p>
Add new comment