Macet e shtëpisë “paralajmërojnë tërmetin”, transferta bankare me origjinë nga Shqipëria jashtë(!)

Sipas një instikti të çuditshëm, kafshët e ndjejnë të parat tërmetin. Ndoshta kështu ka ndodhur edhe me macet e shtëpisë që kanë paralajmëruar të zotët për “tërmetin” që do të vinte pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Këtë fakt e vënë në dukje disa portale online të cilët publikojnë transferta me origjinë nga Shqipëria, që janë shumëfishuar në dy-tri javët e fundit”. Sipas disa burimeve, ende anononime, një nga portalet përmend emrat e Pollos, Imamit, Olldashit e Bregut.
Portalet i referohen një burimi anonim pranë Bankës së Shtetit, sipas të cilit, në javët e fundit, qysh prej fillimit të fushatës elektorale, është rritur me ritme të përshpejtuara numri i transfertave nga Shqipëria. Të rritura po ashtu rezultojnë edhe shumat që janë transferuar nga llogari bankare në Shqipëri, nëpër llogari bankare jashtë vendit.
Portali top-lajm.com shkruan se ajo që bën përshtypje në lidhje me këtë lajm është fakti se një numër i madh i këtyre transfertave të vlerave monetare është bërë për në vende që kanë sisteme të ulëta taksimi mbi vlerat e depozituara në banka dhe që njihen si “tax heavens”.
Kurse portali tregues.com thotë se “transfertat me origjinë nga Shqipëria janë shumëfishuar në dy tre javë. Banka e Shqipërisë nuk ka ndërmend ta bëjë publik këtë lajm pasi është e bindur se impakti mbi sistemin bankar nuk ka për të qenë i madh, ajo që e ka bërë dukurinë që të bjerë këto ditë në sytë e Bankës Qëndrore është fakti se në masën dërrmuese të tyre këto transferta janë prej shumash që janë disafish më të mëdha sesa transfertat normale. Kurse portali 365.al shkruan se nuk bëhet fjalë vetëm për transferta të pazakonta, por edhe në disa raste për mbyllje llogarish dhe tranferim total të shumave jashtë Shqipërisë.
Një tjetër faqe online dainosal.com pretendon se burimi bankar ka përmendur edhe emra, të cilët janë ata që përmendëm në fillim të këtij lajmi.
Zh.
Add new comment