“Dita” kërkon Fevziun, ndërsa TV Klan transmeton komedi

Postuar në 24 Qershor, 2013 07:39

Gazeta “Dita” ngre pikëpyetjen e një divorci hipotetik mes gazetarit Blendi Fevziu dhe Tv Klanit, nisur nga fakti që emisionet politike që ndjekin ecurinë e zgjedhjeve të 23 qershorit, nuk po drejtohen më nga Fevziu, si herët e kaluara, por nga gazetarja Desada Metaj dhe “i huazuari” nga TVSH, Enkel Demi. Në versionin online, “Dita” gjithashtu thekson se në zgjedhjet e shkuara emisionin e ditës së zgjedhjeve e ka bërë gjithmonë B.Fevziu. Ditët e kaluara, gazeta Tema ka luajtur me “temën” e ftohjes së shumëpërfolur Berisha-Fevziu. Sidoqoftë, moderatori i emisionit “Opinion” mësohet se aktualisht ndodhet jashtë shtetit, ndërsa Tv Klan po transmeton serialin komedi me protagonist Xhejms Belushin.

Re.Pu

Comments

Submitted by Rane...Pardesyt... (not verified) on

Mesohet se Blendi Fevziu ndodhet ne Paris.

I ftuar nga exilisti Ismail Kadare, per te dhene nje interviste post-elektorale.

Thuhet se Kadare i eshte kercenuar Fevziut: "Me keni keqinformuar...Me keni thene se antikomunistet

kane qene demokrate, kur po na del se te tille kane qene komunistet...Si i behet t'i rishkruajme bisedat

qe kemi bere bashke. Jam gati te kerkoj ndjese ndaj Nexhmije Hoxhes, por per kete e ka fajin Fahri Balliu..."

"Mbase do duhet te thuash ndonje gje edhe per shokun Enver, zoti Kadare...?", mesohet te jet shprehur Fevziu.

"Per te i ka thene Helena, te "Koha e Pamjaftueshme per Mua". Nderhyrjet e tij kane qene, qe Javer Malua dhe tere ambasadoret e tij ne Paris me gjeten shtepite botuese..."

"Po per Sali Berishen?!"

"Ai tashme s'ka pushtet, nuk ia vlen te merremi me te. Por edhe ai ka paguar per botimet e mia...Po ti hajde nje here ketu, ku me kane interrnuar, si dikur ne Lushnje, dhe flasim..."

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.