Arkiv-Lajme
Exit poll i IPR marketing, Në Tiranë: e majta minimalisht 3, maksimalisht 5 deputetë mbi koalicionin e djathtë. FRD e AK kanë shans për 1 deputet
Ora News ka shpallur të dhënat e exit-pollit për Tiranën, që e nxjerr të majtën në një fitore të thellë. Sipas këtij sondazhi që po diskutohet live në studion e Ora News, të dhënat janë këto (për kryeqytetin):
Koalicioni i djathtë merr 39-43% që mund të përkthehet në 17-18 deputetë.
Koalicioni i majtë merr 51-55 % që mund të përkthehet në 13-14 deputetë.
Ndërkohë që shifrat flasin një mundësi që FRD me 2-4 % ka shanse të marrë një deputet dhe ndoshta edhe AK (1-3 %) një tjetër, në Tiranë.
k.c.
Rama shpall fitoren e Rilindjes dhe realizimin e numrit të mandateve, Majlinda Bregu del pas 20 minutash për t’i thënë: “sondazhet tona tregojnë që ne kemi fituar”
Në konferencën për shtyp, rreth orës 19:10 Edi Rama u deklaroi mediave dhe mbështetësve se:
Të gjitha televizionet: Votime, votime, votime, ...
Të gjitha televizionet kombëtare dhe ato lokale kanë punuar sot si në ethe. Kanë filluar qysh në mëngjes maratonat e tyre elektorale, të cilat do të vijojnë deri në orët e para të mëngjesit të nesërm. Janë maratona me tituj të tillë, si “Shqipëria vendos”, “Shqipëria voton”, “Shqipëria votë pas vote”, “Zgjedhjet parlamentare 2013”, etj, etj.
Adriatik Kelmendi denoncon pyetjen: A je shqiptar, a kosovar, a mysliman (a katolik...)?!
A je shqiptar, a kosovar, a mysliman (a katolik...)?! Sipas Adriatik Kelmendit, kolumnist i Kohws Ditore, ka njerëz që e bëjnë këtë pyetje “irrituese” dhe me këtë imponojnë “agjenda të kota, të lehta, populiste e sipërfaqësore, dhe jo si ato që kërkojnë punë e angazhim të drejtpërdrejtë, për të hequr dy vendet tona nga fundi i indekseve të zeza të Evropës”.
Fushatë milionerësh: PD dhe PS kanë hedhur mbi 3 milionë dollarë secila për spotet TV
Shqip rimerr sot të dhënat e ofruara nga monitorimi tre javor nga lëvizja “Mjaft!”, për harxhet e partive në fushatë.
Rezultati flet për rreth 7 milionë dollarë të hedhura nga partitë kryesore në vetëm TRE JAVË, dhe kjo mbulon vetëm shpenzimet për TV e produkte (postera, etj) pa llogaritur koncertet!
Vetëm për televizionet, PD dhe PS kanë hedhur mbi 3 milionë dollarë, ose 80% të totalit të gjithë partive.
Media ndërkombëtare: Ca heshtin e ca flasin lidhur me zgjedhjet në Shqipëri
Media ndërkombëatre nuk është se ka patur ndonë fokusim të madh tek zgjedhjet tona. Madje, edhe pas ngjarjes së Laçit, shumë gazeta e agjenci s’e kanë parë të udhës të raportojnë. CNN, the Guardian, New York Times, etj, nuk i kanë kushtuar asnjë rresht ditës së votimit.
Snowden lë Hong Kongun për Moskë e më pas për Venezuelë, për t’i shpëtuar duarve të amerikanëve
Burimet e Wikileaks thonë se sot se kanë organizuar në mënyrë ligjore “arratinë” e armikut numër një të shtetit amerikan për momentin, Edward Snowden, drejt Moskës. Informatori amerikan i cili ekspozoi dëshmitë e një regjimi të mbikqyrjes globale kryer nga SHBA-të dhe agjencitë e zbulimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka lënë Hong Kongun nëpërmjet një rrugë të sigurt drejt Rusisë me qëllim që të marrë azil në Venezuelë, sipas La Stampa-s.
Të gjithë ia faturojnë tjetrit ngjarjen e Laçit, Kukan: “Mos nxirrni konkluzione paraprake!”
Ndërkohë që partitë politike kanë dhënë deklarata e para në lidhje me vrasjen e simpatizantit të LSI në Laç, kreu i delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan, pas një takimi të zhvilluar në selinë e PS-së, theksoi rëndësinë që të mos nxirren konkluzione paraprake pa u hetuar më parë ngjarja [e Laçit]. “Dhuna në zgjedhje është e papranueshme, por duhet hetuar. Nuk duhen nxjerrë konkluzione paraprake”,- deklaroi Kukan.
A është real ky mesazh për drejtuesit e administratës (që lë hije dyshimi për skenarë pas orës 11?)
Ky mesazh është dërguar në gazetën Dita nga një burim i saj në një drejtori të rëndësishme të administratës shtetërore. Sipas burimit, mesazhi është nisur tek titullari i dikasterit nga kryeministri Berisha (ose nga dikush tjetër në kabinetin e tij) dhe më pas është përcjellë tek vartësit nëpërmjet celularit.
Deputeti kosovar Arben Gashi voton në Shqipëri!
Deputeti kosovar Arben Gashi raportohet të ketë votuar në zgjedhjet në Shqipëri. “Une votova, shume qete ishte” është mesazhi i tij në rrjetin social Twitter shoqëruar me foton më sipër. Votimi i deputetit të LDK ka ndodhur në njësinë 11 dhe është raportuar dhe nga kanali informativ në tring, “Kanali 7”. Votimi i tij ngre pikëpyetje mbi mënyrën sesi “pasaportizimi” i hershëm kosovarëve për arsye kombëtare, po kthehet në një armë elektorale të pandershme.
