Snowden lë Hong Kongun për Moskë e më pas për Venezuelë, për t’i shpëtuar duarve të amerikanëve

Burimet e Wikileaks thonë se sot se kanë organizuar në mënyrë ligjore “arratinë” e armikut numër një të shtetit amerikan për momentin, Edward Snowden, drejt Moskës. Informatori amerikan i cili ekspozoi dëshmitë e një regjimi të mbikqyrjes globale kryer nga SHBA-të dhe agjencitë e zbulimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka lënë Hong Kongun nëpërmjet një rrugë të sigurt drejt Rusisë me qëllim që të marrë azil në Venezuelë, sipas La Stampa-s. Ai është duke u shoqëruar nga diplomatë dhe këshilltarë ligjorë të WikiLeaks, si p.sh., ish gjykatësi spanjoll Baltasar Garzon, drejtor ligjor i Wikileaks dhe avokat për Julian Assange, sipas burimeve nga vetë Wikileaks. Garzon ka deklaruar se “Çfarë po bëhet kundër Snowden si dhe kundër Julian Assange – thjesht sepse lehtësuan apo mundësuan hapjen e informacioneve me interes publik - është një sulm kundër popullit ".
Vendimi i Hong Kongut për të lejuar Snowden të ikë, vjen një ditë pasi SHBA ushtroi presion mbi territorin e administruar, siç ka rrëfyer një zyrtar i lartë i administratës për Washington Post: "Nëse Hong Kongu nuk vepron shpejt, çësthja Snowden do të komplikojë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe do të ngrerë pyetje rreth angazhimit të Hong Kongut për sundimin e ligjit," thotë The Guardian.
Ne.Su.
Add new comment