Arkiv-Lajme
“The Guardian”: Toni Bler, gati për t’iu përgjigjur ftesës si këshilltar i qeverisë së re
Në të gjitha gazetat online, në radio dhe televionet shqiptare është duke u përciell një shkrim i gazetës britanike “The Guardian”, që bën të ditur se në rast se Partia Socialiste e Shqipërisë fiton zgjedhjet Toni Bler, sipas një marrëveshjeje me Ramën, do të fillojë menjëherë punën si këshilltar i qeverisë së re.
Kreu i PS-së, Edi Ram u takua me Blerin muajin e kaluar në zyrën e këtij të fundit. Ende nuk ka një kontratë formale, por pritet që Bler të këshillojë për modernizimin dhe reformat e vendit që kërkon të bëhet anëtare e BE-së.
OSBE dhe KiE, thirrje deri në ndërgjegje KQZ –së: Bëni detyrën, repektoni vullnetin e zgjedhësve!
Deklarata është publikuar sot, dy ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit në faqen zyrtare të Asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe është firmosur nga Roberto Battelli, kreu i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së, João Soares, kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Luca Volontè, kreu i delegacionit vëzhgues të Këshillit të Europës.
Rama-Meta në një konferencë “sintezë” për shtypin
U mor vesh se konferenca për shtypin e Ramës e Metës së bashku nuk ka pasur lidhje me ndonjë klimë momentale të fushatës. Ajo kish formën e një konference sintezë, në të cilën ata kanë përcjellë mesazhet e fundit, e mbi të gjitha mesazhin e një aleance që do të funksionojë dhe nesër, pas zgjedhjeve, në çdo rrethanë.
Berisha në Mat, tri minuta miting, me vetëm 100 veta përpara(!)
Gazeta “Shekulli” në faqet e saj ka një një lajm interesant nga Burreli. Ja ç’thuet në të ndër të tjera: “Është hera e dytë që Berisha dështon në Mat. Ditën e djeshme ishte planifikuar mitingu përmbullës. Duke parë se nuk kishte njerëz, organizatorët e shtynë atë edhe 40 minuta, por përsëri njerëzit ishin po ata, vetëm 100 nxënës, arsimtarë, punonjës të spitalit dhe ndonjë punonjës tjetër shtetëror i ardhur me forcë. Gjatë kësaj kohe efektivë policie dhe të gardës u kërkonin klientëve të lokaleve aty pranë të dilnin në shesh, ndërkohë që ka patur mosbindje totale nga ana e tyre.
Lajmi i fundit: Rama e Meta pas pak në një konferencë të përbashkët për shtypin
Lajmi i ditës, disi i papritur, është vendimi i Ramës e i Metës për të mbajtur një konferencë të përbashkët për shtypin pas pak, në orën 14.00, në hotel Tirana. Nuk dihet kur është marrë ky vendim, por gjasat janë që të mos ketë qenë e planifikuar. Të dy kanë bërë fushatë individuale, por edhe të ftohtë ndaj sho-shoqit, pa përcjellë mesazhe të forta bashkëpunimi. Përkundrazi, ka pasur mesazhe problematike, siç ka qenë çështja e kryeministrit të ardhshëm, që ka shoqëruar gjysmën e dytë të fushatës.
“Ç’do të thotë vrima e miut”, pyet Fevziu Ramën në emisionin e tij “Opinion”?!...”Të zbatosh ligjin” - përgjigjet Rama
Pothuajse në të njëjtën orë që ka qenë Berisha te Sokol Balla, në të njëtën orë ka qenë edhe kandidati për postin e kryeministrit, Edi Rama te emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut. Njërës prej pyetjeve të Fevziut se si do të mbrohet vota, Rama i është përgjigjur se pasojat do të jenë të rënda mbi shkelësit e ligjit. “Ju siguroj, nëse prekin votën, do të duhet të kenë përgatitur edhe vrimën ku do të futen”.
Fevziu, duke patur parasysh bojkotet në kuvend, protestat e Bulevardit, 21 janarin, këmbëngul: “Ç’do të thotë të futesh në vrimë të miut”!?
Berisha në “Top Story” për 21 janarin: “E bëri ai që do të mbante fjalim nga zyra ime”
Mbrëmë kryeministri aktual Sali Berisha ishte në emisionin e Sokol Ballës “Top Story” në Top Chanel. Krahas shumë pyetjeve dhe përgjigjeve për ato që PD bëri në këto katër vjet, për ato që nuk bëri dhe për ato që premton të bëjë në katër vitet e ardhshme, në rast se do t’i besohet një mandat i tretë radhazi, ishte dhe edhe një pyetje e tillë nga moderatori.
Sokol Balla - Cili ka qenë momenti më i vështirë i qeverisjes suaj?
Kukësi shndërrohet në një zonë të nxehtë. Jep dorëheqjen shefi i Rendit në Policisë lokale
Ka ca ditë që Kukësi është shndërruar në një zonë të nxetë politike e elektorale. Nuk shiheshin arsye të ndodhte kjo gjë, por gjithçka filloi pas kalimit të kryetarit të Bashkisë së Kukësit dhe të një kryetari komune, që të dy të Partisë Demokratike, në radhët e LSI-së. Mass-media ka raportuar gjatë ditëve të fundit një mobilizim të pazakontë policor në atë zonë, për rrjedhojë dhe përplasje mes palëve. Kreu i LSI-së, Meta dhe ministri i brendshëm, njëkohësisht kandidat për deputet i PD-së, Noka, kanë shkëmbyer akuza e kërcënime me njëri-tjetrin.
Shënim: Hallet mund të fillojnë gjatë procesit të numërimit
Fushata elektorale mbyllet sot në mesnatë. Pastaj fillon heshtja elektorale, e cila do të shoqërojë edhe ditën e votimit; dhe deri në mbylljen e kutive të votimit nuk pritet të ketë probleme. Vëzhguesit e shumtë të këtyre zgjedhjeve, por dhe komentatorët e ndryshëm shqiptarë, nuk para kanë shprehur dyshime se mund të verifikohen probleme gjatë ditës së votimit. Problemet e mundshme shihen gjatë procesit të numërimit.
Evropa Online: Berisha kërkon fitore, si gjithmonë, edhe këtë radhë me mënyra populiste
Zgjedhjet në Shqipëri, po bëhen një temë e rrahur në shumë gazeta dhe agjenci informacioni jashtë. Kemi zgjedhur këtë radhë një shkrim të gazetës “Shekulli” marrë nga revista “Evropa Online”, ku theksohet se tensioni do të jetë i lartë dhe rezultati pritet të jetë i ngushtë në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Shqipëri. Por fokusi nuk është se, kush do të fitojë, por nëse ish-bastioni komunist do të jetë më në fund gati për të bërë progres në rrugën e anëtarësimit në BE.