Arkiv-Lajme
Ja si e dogjën mallakastriotët xhaketën e Kaç Islamit
Qemal Isufaj, Mësues i Merituar, shkruan në rubrikën e letrave të gazetës “Dita”, se Mallkastra e ka votuar si deputet për njëzet vjet me radhë Kastriot Islamin, e ka votuar se vinte në emrin e Partisë Socialiste, por Kaçi u tregua mosmirënjohës me mallakastriotit, thotë autori i letrës. Atij i kishte hyrë aq shumë vetja në qejf, sa arriti të deklaronte në mënyrë fyese se “unë edhe xhaketën të var në Mallakastër, do të më votojnë!”. Kjo shkaktoi një indinjatë të madhe, por thamë, hë se i shkau goja. Mirëpo ja tek i nxori veshët.
PS denoncon 40 drejtues dhe efektivë të lartë të Policisë të Shtetit të përfshirë në fushatën e PD-së
Një material denoncues të cilit i është bashkëngjitur një listë me 40 drejtues dhe efketivë të Policisë të Shtetit, të përfshirë në fushatën e PD-së, ka paraqitur para mediave deputeti Saimir Tahiri. Sipas Tahirit ata do të përballen me drejtësinë pas 23 qershorit.
Pjesë nga fjalimi i Berishës në Korçë [me disa saktësime tonat]
Berisha edhe në Korçë e filloi tubimin elektoral përmbyllës duke bërë viktimën:“[Edi rama] lakon emrin tim; le ta bëjë qindra e mijëra here”. Por … është hera e një por-i: “Por vetëm dy gjëra do t’i kërkoj; jo si kryeministër por si qytetar: zoti Rama, njeriu më i fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Dana Rohrabacher [këtu egzagjeron pak; pse na qenka më i rëndësishmi? Re.Pu.] ka kërkuar zyrtarisht hetim për ju për larje parash, për 80 mijë dollarë [Rohrabacher nuk flet për larje parash; larjet e parave kapin shifra të tjera, disa milionëshe. Re.Pu.]. Jepu shpjegim shqiptarëve!
Berisha inauguron fillimin e punimeve të N/Stacionit 400/110 kiloVolt në Zemblak, mungojnë gjermanët që do ta ndërtojnë!...
Lajmin e bën të ditur Deutse Welle. Megjithëse projekti është një investim i qeverisë gjermane me vlerë 4.4 milionë euro, në aktivitetin përurues ra në sy mungesa e kryesorëve, përfaqësuesve nga Gjermania.
Giuliano Ibrahim Delnevo, italian, 23 vjeç, i konvertuar në mysliman, jep jetën në krah të rebelëve në Siri
Ishte 23 vjeç. Ishte italian. Quhej Giuliano Ibrahim Delnevo. Kish lindur në Gjenovë, dhe vdiq para disa ditësh, në Qusayr, duke luftuar kundër regjimit të Assad-it. Ishte konvertuar në Islam, dhe ishte bërë aq fanatik, sa edhe Muhameti, një imam i një xhamie të improvizuar në qytetin e famshëm italian, s’e ka për gjë të thotë se “nuk ka dhënë jetën për islamin; është e pamëshirshme ta thuash tani, por në këtë mes nuk hyn fare islami. Kish diçka që nuk shkonte tek ai djalë”.
Vëzhguesit Vendorë: KQZ përdor kodin e vjetër zgjedhor, ndërsa drejtësia është inekzistente në incidentet zgjedhore
Në një raport të dhënë dje nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë thuhet se KQZ vazhdon të funksionojë në mënyrë të kufizuar, ndërsa u bëhet thirrje partive që të plotësojnë këtë komision, pavarësisht kohës shumë të limituar. KVV thotë se KQZ po operon me udhëzimet e marra nga KQZ e vitit 2009, por vetë ajo funksiononte duke përdorur kodin e vjetër zgjedhor.
“KQZ është përpjekur të funksionojë normalisht, por ka shmangur vendimet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ka shumë akte që kërkojnë domosdoshmërisht pjesëmarrjen e të paktën 5 anëtarëve të KQZ-së”, thuhet në raportin e KVV-së.
Obama në Gjermani, fjalim si Kenedi, por edhe rezerva të Merkelit ndaj programeve kibernetike dhe survejimeve
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka mbërritur në Berlin për një vizitë, e cila vjen menjëherë pasi liderët e G8 mbështetën thirrjet për mbajtjen e bisedimeve për paqe ndaj Sirisë, në Gjenevë, “sa më shpejt të jetë e mundur”. Kjo është vizita e parë e Obama-s në Berlin si president i Amerikës,pas atij të 50 vjetëve më pare, që tha në fjalimin e famshëm të tij :“Ich bin ein Berliner” (Unë jam berlinez).
Përfaqësuesit e majtë, nën terror në Kukës, në krye të operacioneve famëkeqe, vetë ministri i Brendshëm Flamur Noka
Nga Kukësi nuk vinë lajme të mira. Pas denoncimit të kreut të bashkisë të këtij qyteti, Hasan Halili të ministrit të Brendshëm Flamur Noka te dy ambasadorë, ambasadorit suedez, Patrick Svensson dhe atij amerikan, Aleksandër Arvizu, për presion ndaj qytetarëve për votat, sot ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim që, nëpërmjet konference për shtyp, denoncon akte vandale ndaj përfaqësuesve të majtë nga strukturat e policisë.
Rama: Unë në qeverisje me Ilir Metën? Lexoni “Kurbanin”, i kam thënë atje të gjitha
Gjatë promovimit sot të versionit turqisht të librit “Kurbani”, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryesocialisti iu përgjigj pyetjeve tëcilat u fokusuan kryesisht në situatën e fundit politike në Shqipëri, zgjedhjeve të 23 qershorit.
Pëllumb Kulla: “Votoni, votoni, votoni! Po nuk votuat, ditshi Zotin, mos u ankoni më!”
Teza për të shkuar në votime, e për t’i vënë një kryq fletës së votimit, nuk ka gjasa që të ketë mbështetës në datën 23 qershor, por ajo ka provokuar shumë vetë, që në këto rrethana nuk kanë përtuar ta thonë të tyren. Vetëm sot ishin tre intelektualë publikë që ecën kësaj ane.