Arkiv-Lajme
Piro Misha: Flamujt partiakë nëpër rrugë, një dukuri unikale shqiptare
Piro Misha, që shprehet rrallë mbi zhvillimet korrente në jetën shqiptare, ka dhënë një intervistë për revistën Java, dhe kuptohet, argument janë zgjedhjet. Misha kërkon e prêt rotacionin, por e fillon me një vëzhgim: “Në kohë zgjedhjesh politika pushton me arrogancë jo vetëm gjithë hapësirën publike, por në një masë të madhe dhe atë private, duke e bërë të pamundur çdo lloj jete normale. Mjafton të hapësh televizionin, apo të dalësh të dritare që të shohësh atë valëvitje absurde flamujsh partiakë që kanë pushtuar gjithçka!
Veli Myftari kujton ndalimin e Berishës: Pas atij momenti nuk pati më tritol në shtylla, apo protesta të dhunshme
Gazeta Dita i ka bërë jehonë para dhe pas transmetimit dokumentarit të Andi Bushatit mbi Sali Berishën, që është transmetuar mbrëmë në Vizion Plus. Sot, në Dita, është intervistuar Veli Myftari, që në nëntor të vitit 2000 (kur është ndaluar për pak orë Sali Berisha, i pari i opozitës) ka qenë drejtor i policisë së qarkut Tiranë, dhe kujton arsyet e ndalimit: “Në Tropojë ishte një gjendje terrori, u dogj komisariati, kish banda të armatosura që nxiteshin direkt apo indirekt nga opozita”.
Freedom House: Shqipëria, regjim hibrid; korrupsioni, përherë e më i thellë
Regjim hibrid, qeveri autokratike, që kanë pak konsideratë për demokracinë. Kështu janë cilësuar disa vende në Evropën Qendrore dhe Azinë Qendrore në përfundimet e raportit “Vendet në tranzicion” të Freedom House. Natyrisht theksi në këtë raport është vënë te Shqipëria, e cila nuk ka shënuar përmirësime në luftën kundër korrupsionit, madje është kthyer mbrapa, në nivele të krahasueshme me ato të vitit 2004, kur vendi qeverisej nga Fatos Nano. Sipas raportit, arsyeja është mungesa e vullnetit
Rama: Marrëdhëniet e mia me Metën? Nuk jemi skandinavë, por komunikojmë ditë për ditë
Në një intervistë për Babaramon në Korçë, Edi Rama i është kthyer sërish aleancës me LSI-në dhe’ lojës’ kryeministrore që, me t’u hapur nga Nasip Naço në Berat, nuk ka ditur të ndalet. Por Rama nuk është parë i shqetësuar nga kjo ‘lojë’. “Me LSI-në nuk kam asnjë problem. Jemi në fushatë elektorale. LSI-ja ka të drejtën e saj të aspirojë sa më shumë vende të parlament, të ketë mandatet e saj, e nëse do dilte në përqindje më të madhe [se sa PS-ja], do ketë edhe të drejtën e kryeministrit”, thotë i pari i socialistëve.
Bëhet e gjallë një kompani tjetër italiane, Euromedia Research, dhe nxjerr PD-në 5,5% para PS-së në Tiranë
Kompania IPR Marketing ka publikuar mbrëmë sondazhin e fundit të vetin para ditës së votimit. E majta, sipas kësaj kompanie që ka bërë disa sondazhe në funksion të këtyre zgjedhjeve (që të gjitha të financuara nga Ora News), vijon të ruajë një avantazh të qartë në shkallë nacionale. Koalicioni PS+LSI-parti të tjera është 6 pikë përpara (51%-45% është rezultati). Është bërë një sondazh edhe në Elbasan, nga ky rezulton se opozita merr 8 mandate kundrejt 6 mandateve të maxhorancës.
Braçe denoncon ministrin e Mbrojtjes Arben Imami: Ka përdorur 1 miliard lekë për fushatën elektorale të PD
Erion Braçe, pjesë e panelit në emisionin e mbrëmshëm “Shqip” të Rudina Xhungës në Top Chanel, në krah të Arjan Madhit të PR, Dashamir Shehit të LZHK dhe Paskal Milos së PDS, ka sjellë me dokumente konkrete shqetësimin e Partisë Socialiste për mashtrimin e madh që po bëhet me inaugurimet e Kryeministrit në këtë fushatë zgjedhore, por edhe si po përdoren fonde publike në interes të fushatës elektorale të një partie, siç është PD-ja.
IPR Marketing: Koalicioni i majtë shton një mandat në Elbasan; në rang kombëtar, koalicioni i djathtë bie në 45% “falë” FRD-së
Kompania italiane IPR Marketing prezantoi sot në televizionin Ora News sondazhet e fundit parazgjedhore; një në rang kombëtar dhe një për qarkun Elbasan. Në këtë qark, sipas sondazhit, koalicioni i majtë merr një mandat më tepër se në vitin 2009 – nga 7 në 8. Sipas sondazhit, bashkimi i PS-së me LSI-së është faktori kryesor për prodhimin e një mandati shtesë, sepse LSI merr 1 mandat me 5.5% të votave të qarkut, duke e çuar koalicionin në 52%. Ndërsa ndarja e FRD-së nga PD-ja duket se e ka pakësuar kuotën e koalicionit të djathë (në krahasim me 2009-ën) me 2%, duke e zbritur në 45%.
Eshton dhe Fyle: Gjeni një mënyrë të pranueshme për ta bërë funksionale atë KQZ që ka ngelur
“Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër përgatitjet e zgjedhjeve, duke theksuar nevojën që ato të mbahen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane dhe inkurajojmë ndjekjen e shpejtë të gjetjeve të Raportit të Përkohshëm të Zyrës së OSBE për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut”, kanë thënë Kryediplomatja e BE, Katerin Eshton dhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, në një deklaratë të përbashkët në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri.
Takim impresionues i Kryeministrit me ish-sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve, Donald Rumsfeld dhe ca fjalë të mira të mikut për fushatën e Berishës
Pas ceremonisë së dekorimit në Presidencë, ish-sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve, Donald Rumsfeld, e ka pritur Kryeministri Sali Berisha, i cili në emër të qeverisë shqiptare ka zgjedhur fjalët më të mira dhe urimet më të ngrohta për mikun e largët, por të pa ndarë, sipas tij, të shqiptarëve. Këtë lajm e ka shpërndarë me një herë si lajmin e parë TV ABC-News në edicionet e mbasdites.
E harruat Snowden-in? Në SHBA nuk e kanë harruar
Kolumnistët amerikanë (disa prej tyre) janë vënë në garë kush e kush të denoncojë më shumë djalin që denoncoi skandalin e përgjimeve të Agjencisë së Sigurisë Nacionale në SHBA. Në fakt, gjesti i Edward Snowden-it ka gjetur përkrahje të paktë në Amerikë, por komentatorët e gazetarët janë më të ashprit.
Jeffrey Toobin i periodikut The New Yorker e quajti Snowden-in një “narçizist spitullaq që e ka vendin në burg”. Gazetari televiziv Tom Brokaw e etiketoi “ngelës në klasë”, dhe “një ushtarak për faqe te zezë”. Me këto terma ka folur dhe Richard Cohen i gazetës Washington Post.