Arkiv-Lajme
Britanikët në një moment delikat: Publikohen dokumente që provojnë se ata kanë përgjuar në summit-in G20
Sot, në Irlandën e Veriut, mbahet summit-i G8, ku marrin pjesë shtatë vendet më të industrializuara, plus Rusia. Por ky summit vjen në ditët më të këqija për qeverinë britanike. Gazeta londineze the Guardian sapo ka publikuar një scoop, që ka zënë faqet e para të gazetave më të rëndësishme të botës. Për orë të tëra pas këtij lajmi, agjencitë dhe versionet online të këtyre gazetave e kanë patur scoop-in si titull kryesor. E gjasat janë që jehona e debati të vijojnë gjatë.
Sonte në programin e Bushatit jepen pamje të arrestimit të Berishës; por dokumentari është shumë më shumë se kaq
Sonte, në orën 21.00, Bushati do të tansmetojë në programin e vet një dokumentar, ku ndiqet hap pas hapi karriera gjatë e Berishës, dhe në të janë dhe pamjet ekskluzive, të patransmetuara ndonjëherë, të arrestimit të Berishës në kohën e qeverisë “Meta”, dhe me urdhër të vetë Metës. “Gjysmë banditesk”, e quan Bushati në një intervistë që i ka dhënë Ditës, arrestimin që i është bërë Berishës nga policë me maska.
Erdogani ka falenderuar Shkupin e Gostivarin për mbështetjen?
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan organizoi në fundjavë dy tubime në Stamboll e Ankara. Dhe me anë të këtyre tubimeve “oqeanike” (merrnin pjesë qindra mijra njerëz), ai kërkoi t’i jepte Turqisë e botës një provë të forcës së vet, ndonëse thellë-thellë manifetsime të tilla janë provë dobësie. Manifestime të tilla janë tabiat despotësh në moment të vështira. Këta të fundit, sa herë që ndodhen përballë protestuesish, në vend të negocjojnë me këta të fundit, bëjnë karshillëk me mbështetës të tyre.
Berisha për agjencinë austriake APA: Nëse humb, do jem në krye të opozitës
Mediat kanë injoruar një intervistë të Sali Berishës dhënë agjencisë austriake APA, në të cilën ai jep ndoshta lajmin më të rëndësishem të fushatës. Sali Berisha pas zgjedhjeve, nëse i humb, nuk do të largohet nga kreu i PD-së. Këtë e thotë ai vetë nëpërmjet një nënteksti të qartë: “Nuk do të bojkotoj parlamentin, nëse humbas zgjedhjet”, citohet ai nga agjencia shqiptare AMA-NEWS të ketë thënë për agjencinë e njohur austriake APA. Kjo frazë, e përkthyer lehtë-lehtë, do të bënte: Këtu do jem, në krye të PD-së e të opozitës.
Shkëlzen Maliqi shpjegon pse kosovarët e duan Sali Berishën, e pse jo Edi Ramën
Pse shumica e kosovarëve e duan Sali Berishën? – pyet Shkëlzem Maliqi në një shkrim të vetin të publikuar në gazetën Express. Dhe bën një listë me arsye. Së pari, ngaqë “Sali Berisha, për dallim nga Edi Rama, është shumë më kosovar në botëkuptimet, gjuhën që e flet dhe në sjelljet e tij…. Në Kosovë andaj perceptohet si i ‘yni’, kurse Rama, sipas logjikës, del se është ‘i tyre’”. Dhe me ‘i tyre’, Maliqi ka parasysh Republikën e Shqipërisë, poshtë Bjeshkëve të Nemuna.
Stambolli zien akoma. Erdogan nxjerr në rrugë mbështetësit duke i motivuar me zell fetar
Në një shpërfaqje force, Rexhep Tajip Erdogan solli qindra mbështetës të vet në Stamboll për të protestuar pro tij.
Ngjeqari kundër autostradës Tiranë-Elbasan përmes Kërrabës: “na u shpik hapja e tuneleve”
Postera në rrugët e Maqedonisë: PD importon mitingashë
Postera që të joshin: prof.dr. Sali Berisha janë parë në rrugët e Dibrës. Qëllimi – ardhja e qytetarëve të vendit fqinj për mitingje në Shqipëri (Maqellarë).
Lajmin e nxjerr Shqip që përmes postimit të një posteri që u bën thirrje hapur qytetarëve maqedonas me origjinë shqiptare të mbështesin Kryeministrin.
Berisha te Çani? M. Nano flet për forcat e mëdha të sigurisë rreth TV KLAN-it, dhe imazhin e “ri” që po përpiqet të krijojë Berisha!
Në një shkrim te Shqip Mustafa Nano niset nga masat e rrepta të sigurisë së Berishës te Çani (pa antiplumb…) nga vetë prania e Kryeministrit në një vend që atij mund t’I duket si një “kuplara televizive” dhe për imazhin e tij “ndryshe” që po tenton të ndërtojë.
Ankth e shqetësim në Athinë: Rusët tërhiqen nga blerja e kompanisë së gazit. Humbja 1 miliard Eur
Privatizimi i kompanisë greke të gazit, Depa që mbahej i sigurtë, tani për tani ka dështuar. Për grekët ky është një hap prapa, sepse vendi këcënohet nga një boshllëk financiar prej një miliard euro, shkruan Deutsche Welle.