Ankth e shqetësim në Athinë: Rusët tërhiqen nga blerja e kompanisë së gazit. Humbja 1 miliard Eur

Privatizimi i kompanisë greke të gazit, Depa që mbahej i sigurtë, tani për tani ka dështuar. Për grekët ky është një hap prapa, sepse vendi këcënohet nga një boshllëk financiar prej një miliard euro, shkruan Deutsche Welle.
Pyetja “A do ta blejnë apo jo rusët” për muaj të tërë ka shqetësuar politikanët e qeverisë greke. Shpeshherë për këtë çështje tregohej një heshtje ose një buzëqeshje para kamerave në krah të shefit të Gazprom-it, Alexei Miller. Mesazhi i Athinës ishte: Po, rusët do të marrin përsipër pjesën më të madhe të furnizuesit shtetëror të gazit, Depa dhe me këtë janë të vetëdijshëm të investojnë në ringjalljen e ekonomisë greke. Por prej të hënës u bë e qartë që rusët nuk do ta blejnë kompaninë e gazit. Pikërisht të hënën afati që kishte vendosur qeveria greke për privatizimin e koncernit energjetik Depa skadoi pa një ofertë të koncernit rus Gazprom, duke ofruar justifikimin nga Moska se zyrtarisht „mungonte garancia shtetërore“.
"Qeverisë i mbaron gazi“, nën këtë titull, gazeta e majtë liberale, „Zeitung der Redakteure“ ironizon dështimin aq shumë të përfolur si një privatizim i sigurtë me karakter simbolik. Edhe gazeta konservatore - liberale „Kathemerini“, e cila njihet që mban anën e kryeministrit Samaras aktualisht, shkruan për një zemërim kombëtar. “Lidhjet e ngushta të Gazpromit në Kremlin janë udhëhequr nga një sërë strategjish të gabuara", shkruan komentatorja e „Kathemerini“. Gazpromi nuk është i interesuar ti kuptojë ligjet e tregut ashtu sikurse rregullat e konkurencës të vendosura nga Komisioni i BE për atë janë të huaja, shton komentatorja. I gjithë shtypi bën fajtor rusët për dështimin e privatizimit të cilët thonë se ata kanë kërkuar shumë.
dw/
Add new comment