Arkiv-Lajme
Ja një model i policisë së Berishës: Quhet Mërgim Hoxha
Ka shumë mënyra për ta ilustruar idenë se në çfarë shteti jetojmë, por është një ngjarje e freskët, e sotmja, që e ilustron më së miri. Drejtuesi i Akademisë së Rendit, me emrin Mërgim Hoxha, ka bërë një shënim në profilin e tij në facebook. Vëreni shënimin:
Kadare: Otomanët na shpëtuan nga sllavët? Kjo është groteske ta thuash
Agjencia e lajmeve Deutsche Welle në gjuhën shqipe njofton për një takim që Ismail Kadare ka patur në Këln, me lexues shqiptarë e gjermanë. Një nga argumentat e bisedës ka qenë “pushtimi otoman”, për të cilin vetë Kadare ka thënë të vetën në më shumë se një rast. Ai ka mbajtur një qëndrim publik edhe lidhur me tezën e rishikimit të historisë së marrëdhënieve të shqiptarëve me pushtimin otoman pesëqind vjeçar. Dhe aty bën ndonjë saktësim: “Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë”.
Axhendë e ngjeshur mediatike e Berishës...edhe në Top Chanel, megjithëse ishte betuar se nuk do të shkelte kurrë aty
Krahas axhendës së ngjeshur të mitingjeve përmbyllës të fushatës elektorale, në ditët e pakta që kanë ngelur deri në heshtjen zgjedhore, Kryeministri Sali Berisha ka hartuar edhe një axhendë tjetër të ngjeshur, atë mediatike. Lajmi bëhet i ditur nga Noa.al.
LSI jep alarmin: Dështimi i verifikimit elektronik shton rrezikun e vjedhjes dhe manipulimit të votave
Dështimi i procesit të verifikimit elektronik nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për rrethin e Tiranës, veç dëmit dhe kostos financiare prej 2 milionë eurosh, e vendos në vështirësi procesin e verifikimit ose heqjen e dyshimeve për karta false, ka thënë sot në një konferencë për shtyp nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani.
E ardhmja e Turqisë nuk është Ataturku; por as Erdogani
Një profesor turk i historisë, Edhem Eldem, i universitetit “Bogazici”, ka shkruar një shkrim për të përditshmen amerikane New York Times, ku përgënjeshtron apo kundërshton idenë se protestat e javëve të fundit synojnë rikthimin e Turqisë në epokën e Mustafa Qemalit, që dallohej për ‘vlerën’ e shekullarizmit. Në fakt, thotë profesori turk, nuk është kështu, e nuk do duhej të ish kështu.
Arvizu bashkëbisedon me qytetarët, të cilët kanë shqetësime opozitare
Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, siç kish lajmëruar, dha sot një intervistë online, ku iu desh t’u përgjigjej pyetjeve të qytetarëve.
Berisha komenton “martesat e Ramës”. Dhe Rama e quan “plak malukat”
U bënë disa ditë që Berisha ka zgjedhur si armë elektorale një ballafaqim të vetin me Ramën në një terren të natyrës etike. Dhe me këtë ka dashur të përcjellë idenë se ai është familjar model, se ai nuk ka pasur lidhje jashtëmartesore, se ai nuk ka patur një histori tjetër, veç asaj që ka me Liri Berishën, se ai është gjysh me kohë të plotë, etj, etj. E në këtë histori nuk ka mundur të mos fusë hundët në jetën intime të kundërshtarit, gjë që, në fakt, e ka në stilin e tij.
Përpjekje të sforcuara të Berishës “për t’iu përshtatur rolit artistik” me çunat e “Apartamentit 2XL” të “Vizion +”
Pas emisionit “Zonë e Lirë” të Ardian Çanit, Kryeministri Berisha, siç ishte bërë e ditur edhe më parë, u shfaq mbrëmë në një tjetër show televiziv humori, mes çunave të “Apartamenti 2XL” të “Vizion +”.
Thaçi: Përvoja e negociatave me Daçiçin ka qenë e jashtëzakonshme; Jam takuar 11 herë me të
Në forumin evropian të Wachau-t (Austri) janë ftuar për të marrë pjesë e për të folur kryeministri kosovar Thaçi dhe homologu i tij serb, Daçiç. I pari ka mbajtur fjalën e vet, dhe në të ka nënvizuar faktin se negociatat mes Prishtinës e Beogradit janë finalizuar me sukses. “Sot, me kënaqësi do të ndaj me ju, përjetimin ndoshta më të vështirë të tejkalimit të krizës, atë të konfliktit një shekullor më jetëgjatë, më të thellë dhe më të përgjakshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili me sukses të madh është përmbyllur me 19 prill 2013, në Bruksel”, tha ai.
Baxhaku: Nuk na e kanë fajin turqit për prapambetjen tonë; përkundrazi, turqit po na japin leksione
Fatos Baxhaku e fillon një shkrim të vetin në Shqipin e sotëm me idenë se, sipas nesh, “një nga fajtorët më të mëdhenj për varfërinë në mendje, ndër sofra, ndër shtëpi, ndër rrugë, në veshje, ndër gëzime, ndër dolli, egërsinë tonë, mungesën tonë të idesë së marrëveshjes, reagimit tonë qytetar, është vetë Perandoria Osmane, e cila në popull njihet me një emër të vetëm ‘turqit’, ani pse shkencëtarët e quajnë ‘Periudha Osmane’.”