Arkiv-Lajme
Protestat ndaj mbylljes së ERT vazhdojnë. A do ia dalin ta mposhtin etjen për “reforma” të Samaras?
Mbyllja e TV publik grek ERT ka shkaktuar protesta të mëdha. (A thua do të ndodhnin edhe tek ne, kur në një moment u përfol edhe ideja se TVSh mund të privatizohej?)
Update: protestuesit nuk e lëshojnë Parkun Gezi pavarësisht premtimeve të Erdogan
Protestuesit turq kanë refuzuar ta lirojnë Parkun Gezi të Stambollit edhe përkundër lëshimit nga ana e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan.
Ndreca kundër Çilit: ata që ankohen për legjitimim të enverizmit na kanë servirur vetë aq shumë farsa këto vite
Ardian Ndreca shkruan sot në MAPO (në të njëjtën gazetë ku Henri Çili ngriti “berihajn” e rikthimit të enverizmit para pak ditësh) një artikull të titulluar “Pse enverizmi nuk asht delegjitimue asnjiherë në Shqipni”, ku zbërthen titullin duke argumentuar se:
“Enver Hoxha nuk ka nevojë me u kthye apo me u rehabilitue me buste e shtatore, pse ai nuk ka dalë asnjiherë prej skenës politike.”
Mustafaj ironizon premtimet e fushatës nga Rama e Berisha: “Do të kenë gjetur thesarin e ali Pashë Tepelenës për t’i realizuar...”
Besnik Mustafaj analizon sot te Panorama, premtimet e liderëve dy partive të mëdha që, sipas tij, “[si Rama, edhe Berisha] me një bujari princërore premtojnë ditë përditë vetëm shkurtime apo edhe heqje fare të taksave, heqje akcizash, lirim nga TVSH-ja.”
Rama jep një shpjegim të termit “Shpellarë” (me origjinë Berishën)
Rama i është rikthyer sot termit ‘shpellar’, ndoshta i motivuar dhe nga tema që i ka mbledhur socialistët sot në Pallatin e Kongreseve, “Tirana të gjithëve”.
Në këtë “Kënd Fjale” (por me 2 mijë të pranishëm) Rama përveçse e quajti gënjeshtar Berishën (për punën e “shpellarëve”), por e akuzoi edhe se ai vetë do t’i bëjë të ndjehen si të izoluar, që t’i mbajë në “luftë” me vendalinjtë.
Ai shtoi edhe se, “largohem nga Shqipëria dhe ju kërkoj ndjesë të gjithë shqiptarëve dhe ju zotohem se nuk kthehem më nëse e kam thënë.”
Lufta e klaneve brenda PD mbërrin në media: transmetohet vetëm fushata e Bashës, por jo ajo e Topallit dhe Bodes
Çfarë po ndodh në PD? Në ç’stad ndodhet lufta e klaneve në selinë blu? Këtyre pyetjeve u përgjigjet Herion Mesi në gazetën Shqip të sotme, ku flitet për spastrimet dhe “eklipsimet” e figurave qendrore në PD, nga ana e Kryetarit Berisha.
Mejdani për Malajn: normal të jetë në Parlament
Ish-presidenti, Prof. Dr. Rexhep Meidani, i pranishëm në një seminar në Universitetin Europian të Tiranës (janë të shumtë politikanët që gjatë fushatës bëjnë një xhiro nga UET – përse vallë?) ka komentuar edhe disa prej lëvizjeve politike që kanë ndodhur në Partinë Socialiste, të cilat i përcjell sot edhe MAPO. Meidani e quajti normal përfaqësimin në parlament të Arben Malajt që kandidon si i pavarur, duke thënë se nuk mund të akuzohej se ishte i pakënaqur nga përzgjedhja e bërë prej drejtuesve të PS.
Çani, ‘zbulon’ që Berisha nuk ka antiplumb: “Ledio na ka gënjyer piktori”
I ftuar te Zonë e Lirë dhe i rrethuar vetëm nga vajza të reja simpatike - ndryshe nga publiku i përhershëm i emisionit të Arian Çanit - Berisha është përpjekur të tregojë anën e vet njerëzore e simpatike, duke thyer dhe rekorde të reja. Për shembull, Berisha ka deklaruar që në moshën 6-vjeç ka zbuluar Edit Piaf! "Keqardhja ime me e madhe kur kënga Padam mbaronte në radion e komunës. Kishte një orë radio kur jepej kënga Padam dhe mua më përpinte. Nga ajo gjer në këtë moshë ka mbetur tek unë nje bindje se zëri është mistika.
Tavo apo jo-Tavo? K/bashkiaku i Beratit: nuk ekziston 40%-shi!
Duket se pjesë e strategjisë së LSI për zgjedhjet është dhe shpërndarja e informacioneve që rritin besimin e të majtëve që të votojnë LSI, meqë “të zgjidh punë”. E tillë duket të jetë edhe deklarata e Vangjel Tavos, i cili hodhi shashkën e ndarjes së pushtetit (lexo dhe të punësimit në administratë) 40% me 60%. Kundërpërgjigja e socialistëve ka qenë e menjëhershme.
Përpjekjet e fundit për KQZ-në: Arvizu, asnjë herë nuk është vonë; Wollfarth, mendoni njerëzit e thjeshtë të vendit tuaj
Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Aleksandër Arvizu në një takim me kryetarin e Bashkisë Fier, Baftjar Zeqo, ka kërkuar sërish zgjidhjen e ngërçit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Duke përmendur një fjalë të popullit tonë, Arvizu ka theksuar se nuk është kurrë vonë për të realizuar konstituimin e KQZ-së pavarësisht vullnetit të munguar të krerëve të politikës shqiptare.