Arkiv-Lajme

Meta në Opinion deklaron se aleanca me socialistët është strategjike dhe afatgjatë

Postuar në 13 Qershor, 2013 04:12

Ilir Meta ka qenë i ftuar në Opinionin e TV Klanit, dhe aty i është dashur t’i kthehet refrenit të çështjes së kryeministrit. Ai ka dhënë deklaratat e mëparshme që synojnë t’ia mbajnë profilin elektoral të lartë, dmth tha se “kjo punë do zgjidhet në respekt të kushtetutës e demokracisë”. Por ishte më i qartë kur tha se, përsa i takon aleancës me socialistët, ajo “do të jetë dhe paszgjedhore, pasi është afatgjatë e strategjike”.

Ardian Vehbiu: “Ofertat politike janë njësoj? Ok, por rotacioni është më i mirë se permanenca”

Postuar në 12 Qershor, 2013 16:08

“Dyzimi votës” e ka titulluar shkrimin e vet Ardian Vehbiu, të publikuar si gjithnjë në Peizazhe të Fjalës. Dhe në shkrim merret me tezën e “votës së bardhë” që është bërë objekt diskutimesh në agorën mediatike të Tiranës.

Arvizu: Po tentohet të merret vota me pará ose me kërcënime

Postuar në 12 Qershor, 2013 15:37

Adi Krasta është bërë tok me Lutfi Dervishin në një program elektoral në Vizion Plus, dhe sot kanë pasur të ftuar ambasadorin amerikan, Alexander Arvizu, i cili ka qenë më i shpenguar se herë të tjera në artikulimin e ndonjë opinioni. “Po shohim përpjekje të ndryshme që ndikojnë mënyrën se si votojnë njerëzit. Japin para ose ofrojnë perspektiva pune, ose kërcënime për humbjen e vendit të punës. Shohim raste kur njerëzit shkurajohen për të votuar” tha ai, duke marrë shkas nga lajmet e fundit, por ndoshta edhe nga informacione të siguruara në rrugë të tjera.

Edward Snowden bëhet i gjallë; është në Hong Kong; dhe nuk është penduar për çfarë ka bërë

Postuar në 12 Qershor, 2013 14:20

“Nuk jam hero; as tradhtar. Jam thjesht një amerikan”, thotë Edward Snowden nga Hong Kongu, për gazetën the South China Morning Post. Ai është bërë i gjallë për herë të parë qysh nga dita që u mor vesh se ishte pikërisht ai që kish nxjerrë informacionin mbi Programin e Përgjimit të kryer nga Agjencia Amerikane e Sigurisë Nacionale.

Fushata me pará, spote TV, e koncerte festive

Postuar në 12 Qershor, 2013 13:54

Nga monitorimi i shpenzimeve të partive politike gjatë fushatës elektorale 2013, i bërë nga organizata Mjaft dhe i mbështetur financiarisht nga Ambasada Holandeze në Tiranë dhe Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së ShBA-ve po në Tiranë, kanë dalë disa të dhëna interesante të bëra publike sot. Një përmbledhje e këtij raporti marrë nga një shkrim i Lindita Çelës të publikuar në Tema online është si më poshtë:

Karta e fundit e Berishës, sipas Hilës

Postuar në 12 Qershor, 2013 11:26

Në një shkrim në Gazetën Shqiptare, Dritan Hila merret me idenë e hedhur kohët e fundit nga deputetë të maxhorancës, sipas së cilës, subjekti që do përzgjidhet nga presidenti për të formuar qeverinë nuk do jetë koalicioni më i madh, por partia më e madhe. Pasi të përdorë të gjitha marifetet e mundshme para, gjatë dhe pas votimit, hamendëson Hila, kjo mund të jetë karta e fundit që mund të luajë Berisha, me shpresën se do të blejë disa deputetë të së majtës.

"Shekulli", dritë mbi Ristanin: në qelinë e Burgut 313 bashkë me gazetarin që kishte dënuar vetë...

Postuar në 12 Qershor, 2013 10:55

Luis Tanushi ka pregatitur një speciale sot te Shekulli për historinë profesionale të Arben Ristanit, e cila ka një kurbë interesante: avokat i Ilir Hoxhës, dënues i gazetarëve Martin Leka e Aleksandër Frangaj, arrestim e burgosje tek 313 nga Berisha për korrupsion, jurist i Presidencës (nën Moisiun), vendimtar në votimet e kontestuara 2009 dhe 2001, dhe së fundi kandidat i PD.

Nano citon dhe ai Labinin e Travaglion për t’i thënë Lubonjës se i duhet ca “...ca përunjësi në shkrimet e tij polemike”

Postuar në 12 Qershor, 2013 09:56

 

Edhe Mustafa Nano i kthehet temës së “kryqit mbi fletë” në një shkrim tek Shqip të titulluar “Aritmetika e çuditshme e dy të këqijave”. Teza e votës kundër palëve jo tezë, është hedhur për herë të parë nga Shinasi Rama, e më pas është marrë nga Fatos Lubonja, që sipas Nanos “do të bënte mirë, në respekt të “copy right”-it, t’i referohej “shpikësit të patentës””.

Në Kosovë përsëritet pikë për pikë historia jonë me kompaninë Bechetl&Enca

Postuar në 12 Qershor, 2013 09:47

Ajo që ndodhi në Shqipëri me rrugën Durrës-Morinë, po ndodh në Kosovë me rrugën Morinë-Prishtinë. Shpenzimet reale të saj po i tejkalojnë ato të planifikuara. E po i tejkalojnë në një masë të konsiderueshme. Në xhepin e kujt shkojnë? De jure shkojnë në xhepat e kompanisë Bechtel&Enca, e cila është po ajo që ka punuar në Shqipëri.

Ja çfarë raporton Zëri i Prishtinës lidhur me këtë ngjarje:

Shkullaku mbi Ngjelën: “njeriu që e ka vrarë frikën”

Postuar në 12 Qershor, 2013 08:14

“Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare” është memuari 3-volumësh i Spartak Ngjelës (promovuar dje - në foto), dhe Armand Shkullaku në një shkrim te MAPO përpeqit të lexojë Ngjelën pas kujtimeve të tij. Libri sipas Shkullakut nuk është thjesht libër me kujtime, por “është një analizë e thellë politike, sociale dhe filozofike e shoqërisë shqiptare në momentet e saj më të rëndësishme historike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme