Arvizu: Po tentohet të merret vota me pará ose me kërcënime

Postuar në 12 Qershor, 2013 15:37

Adi Krasta është bërë tok me Lutfi Dervishin në një program elektoral në Vizion Plus, dhe sot kanë pasur të ftuar ambasadorin amerikan, Alexander Arvizu, i cili ka qenë më i shpenguar se herë të tjera në artikulimin e ndonjë opinioni. “Po shohim përpjekje të ndryshme që ndikojnë mënyrën se si votojnë njerëzit. Japin para ose ofrojnë perspektiva pune, ose kërcënime për humbjen e vendit të punës. Shohim raste kur njerëzit shkurajohen për të votuar” tha ai, duke marrë shkas nga lajmet e fundit, por ndoshta edhe nga informacione të siguruara në rrugë të tjera.

Lidhur me KQZ-në, ai shprehu shqetësimin e vet të ilustruar me një situatë hipotetike: “Në një pikë zgjedhjet duhet të certifikohen me një shumicë të cilësuar, kështu që duhet të shkojmë në Kolegjin Zgjedhor. Çfarë ndodh nëse ka një rezultat 70-70 ose 69-68 me tre mandate të pavendosura. Do të doja që njerëzit të kishin menduar më shumë këtë më 15 prill në datën kur është votuar për shkarkimin e zotit Muho.”

Intervista e plotë mund të ndiqet në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/06/12/lajm-i-fundit-arviz...

Re.Pu.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Si ka mundesi qe burri i shtetit ti beje keto gjera?? Shikoni se mos ju kane genjyer zoti Arvizu</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po mire, le te flase drejteperdrejte ambasadori dhe ti bjere kokes. Kush po blen vota? Kush kercenon per pushime nga puna? Kane emer keto parti? A ka ligj qe i denon?

Submitted by Sokol (not verified) on

<p>O Iliret, ja shko pyet LSI-ne se me sa Euro po i blen kartat e votuesve te PD, qe ata te mos votojne?? I blen me 100 apo me 150 euro??? Apo me paketa ushqimesh 100 mij lekshe? Ik pyet dhe cik Sadri Abazin e PS-se ne Tirane</p>

Submitted by eni (not verified) on

<p>&nbsp; Tregoi gjithashtu , i skandalizuar , se &nbsp;i kishin rrefyer per presionin qe u behet njerezve qe te fotografojne voten me celular. i ishte dukur anekdode ne fillim. &nbsp;foli qarte dhe beri thirrje hapur njerezve qe kjo te mos ndodhe se eshte pervecse qesharake- sic tha, edhe e turpshme.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.