Arkiv-Lajme
Erdogani bën apel: Prindër, largoni fëmijët nga protesta! Dhe lë të kuptohet se do ushtrojë dhunë
Rexhep Taip Erdogan “u ka hapur rrugë protestuesve”, duke premtuar një referendum mbi atë që është planifikuar të ndërtohet në parkun Gezi të Stambollit, por në anën tjetër po u shtrëngon dhëmbët. Sot u ka dhënë një ultimatum 24 orësh. Nëse nuk largohen nga parku brenda këtij afati, policia – kjo është lënë të kuptohet – do të ndërhyjë brutalisht, dhe protestuesit do të kenë pasoja. Këta të fundit që tanimë janë disa qindra kanë bërë me dije se nuk kanë ndërmend të largohen, pasi premtimi për referendum, kështu thonë, është një lojë e Erdoganit.
NYT vë alarmin sërish: Janë me mijra amerikanët, të cilëve u është vjedhur ADN-ja
Pas alarmit që provokoi Edward Snowden me denoncimin e programit të përgjimit nga ana e Agjencisë Amerikane të Sigurisë Nacionale, është gazeta New York Times që bën një denoncim tjetër të fortë. Amerikanët, të paktën një pjesë e tyre, nuk është se janë spinuar vetëm në web e në celular. Janë me mijra njerëzit e dyshuar për një krim të kryer apo të mundshëm për t’u kryer, por edhe viktimat e krimeve të ndryshme, që janë skeduar nga policia në një stil të paprecedent.
Linda Rama “futet” në fushatë: Flet si tironce në një aktivitet tironcish
Në një aktivitet të organizuar nga Partia Socialiste me titullin “Tironcit për Rilindjen”, ka folur dhe bashkëshorjtja e Ramës, e cila është “tironce”. Fjala e saj ishte e përgatitur, dhe pati ngjyra nostalgjike. Por ishte dhe një apel elektoral, që u mbyll me fjalët:
KQZ-ja u ka futur frikën diplomatëve e vëzhguesve ndërkombëtarë
Presioni ndërkombëtar lidhur me KQZ-në nuk ka reshtur asnjë çast, dhe sa më shumë kohë kalon, aq më shumë rritet frika e ndërkombëtarëve se KQZ-ja problematike mund të hedhë në erë të gjithë procesin. Dhe prandaj po vijojnë me presionin. Parmbrëmë foli Conny McCormack, mbrëmë foli Arvizu, ndërsa sot ambasadori i BE-së, Ettore Sequi. Ky i fundit ka patur një takim me Ramën, dhe pas takimit ka nënvizuar faktin se KQZ-ja me katër anëtarë nuk mund të marrë vendime. "Folëm [me Ramën] dhe për KQZ-në.
Një ish PD-ist “kërcënon” Berishën në prani të Ramës; Reagon Berisha: “Dhuna nuk ka vend në demokraci”
Sipas gazetës Panorama, në bashkëbisedimin që Rama ka patur me banorë të Klosit, është zhvilluar ky dialog:
Një banor: “Unë vij nga një kamp tjetër; [kam qenë përkrahës i PD-së]; unë e kam prit [nga gëzimi] me pushkë këtu Sali Berishën. [Por] kishte pas qenë me ia fut një plumb ballit dikur …”.
Rama: “Jo, jo, nuk i bën dot gjë, se ka anti-plumb ai”.
Banori: “Tani i jam bashkuar alternativës suaj… Në vitin 1994 kam fut 30 vota përnjëherë në kutinë e votimit”.
Alimadhi i Ballit Kombëtar: Lista e PD-së e mbushur me ish-komunista e sigurimsa
Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, aktualisht zëvendësministër i Transporteve, ka bërë kritika të forta ndaj PD-së dhe Berishës në një intervistë për "Gazeta Shqiptare". E ashpër është sidomos përgjigjia që ai i ka dhënë kësaj pyetje: “Si e keni pritur përfshirjen e Islamit dhe dy ish-deputetëve të tjerë të PS-së në listën e PD-së?”
Një numër i madh kartash identiteti fals mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve?
Ky lajm vjen në numrin e sotëm të gazetës “Dita” në një intervistë të dhënë nga gazetari investigativ i emisionit “Xhungël” të TV News24 dhe rubrikës së kronikës në “Gazetën shqiptare”, Artan Hoxha. Nga investigimi i tij në terren, por edhe sipas një raporti zyrtar, kur listat zgjedhore tashmë janë mbyllur dhe nuk mund të ndryshohen më, Hoxha thotë se kemi 135 familje të dyshuara qartësisht si të dubluara apo me identitete fantazmë. Aktualisht mbeten edhe 27143 emra të dyshuar si të dubluar, ose me identitet të dyfishtë.
LSI vjen me një oreks të shtuar te “aleati i saj i natyrshëm”, PS, me 40 përqind të pushtetit
“Zemërgjerësia” e qeverisë Berisha ndaj LSI-së ka bërë që kjo e fundit ta ngrejë edhe më lartë stekën e kërkesës për pushtetin e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, nëse ato i merr e majta . Kjo logjikë e thjeshtë se LSI pati vend të kënaqshëm në pushtetin e Berishës, jo më tashmë te aleati i saj i natyrshëm, është artikuluar dje nga kandidati për deputet i kësaj partie në Gjirokastër, Vangjel Tavo, PS:
Arvizu: “E mora si shaká idenë se vota e blerë duhej fotografuar me celular; por duket se s’është shaká”
Në intervistën e mbrëmshme në Vizion Plus, ambasadori amerikan Arvizu ka folur dhe për presionin që po u bëhet shumë njerëzve lidhur me votën. “Kemi dëgjuar për mënyra të ndryshme, se si duhet të votojnë njerëzit; nëse unë do të merrja pará, më duhet të shkoj dhe të sigurohem që kam votuar në atë formë; më duhet të marr celularin dhe t’i bëj një fotografi fletës së votimit si një provë që unë kam votuar në atë formë të caktuar”, tha ai fillimisht, dhe shtoi: “Kur e dëgjova për herë të parë këtë, unë thashë: e keni seriozisht?! Kjo është shaka. Por jo, më thanë.”
Alfred Moisiu "denoncon" pushtetin e ambasadorëve në Shqipëri. “Por fajin e kemi ne”, thotë ai
Ish Presidenti Alfred Moisiu ka dhënë një intervistë të gjatë për Airport-in e Anila Bashës në A1 Report, në të cilën ka artikuluar me zë të plotë nevojën dramatike të vendit për rotacion. Por aty ka thënë dhe një mori gjërash që kanë bërë përshtypje, ku mes të tjerash ran ë sy ajo që tha lidhur me ndikimin që kanë ambasadorët në jetën politike e publike shqiptare. Ai tregoi se në raste aktivitetesh të organizuara nga dy ish Presidentë, ai vetë dhe Meidani, gazetarët e ftuar, para se t’i thonë ‘po’ ftesës së marrë, pyesin: Do të vijnë ambasadorët?