KQZ-ja u ka futur frikën diplomatëve e vëzhguesve ndërkombëtarë

Presioni ndërkombëtar lidhur me KQZ-në nuk ka reshtur asnjë çast, dhe sa më shumë kohë kalon, aq më shumë rritet frika e ndërkombëtarëve se KQZ-ja problematike mund të hedhë në erë të gjithë procesin. Dhe prandaj po vijojnë me presionin. Parmbrëmë foli Conny McCormack, mbrëmë foli Arvizu, ndërsa sot ambasadori i BE-së, Ettore Sequi. Ky i fundit ka patur një takim me Ramën, dhe pas takimit ka nënvizuar faktin se KQZ-ja me katër anëtarë nuk mund të marrë vendime. "Folëm [me Ramën] dhe për KQZ-në. Kam ndjekur dhe deklaratën e Arvizu-së dhe të shefes së misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it, dhe pozicioni ynë është i njohur. KQZ-ja, për të marrë vendime, duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë.”
Por politikanët shqiptarë nuk ecin fare kësaj ane. Duket sikur nuk është më çështje e jona. Duket sikur është e ndërkombëtarëve.
Re.Pu.
Add new comment