Arkiv-Lajme

Të gjithë janë të shqetësuar për KQZ-në

Postuar në 12 Qershor, 2013 08:01

Njazi Jaho, një nga juristët më me përvojë të vendit dhe një nga më aktivët në shtyp me shkrime e intervista, ka shkruar një shkrim për Shqiptaren.com, në të cilin shpreh shqetësimin lidhur me gjendjen e KQZ-së. “Mbledhjet e KQZ-s janë të vlefshme kur marrin pjesë jo më pak se 4 anëtarë të saj, me përjashtim të rasteve kur kërkohet shumicë e cilësuar për marrjen e vendimit, sipas nenit 24 të këtij Kodi”, citon ai qysh në fillim nenin 22 pika 5 të Kodit Zgjedhor. Më poshtë jep rastet, në të cilat KQZ-ja duhet të marrë vendime me 5, e jo me 4, vota.

Një amerikan shan Kadarenë. Mediat hyxhym për ta publikuar!

Postuar në 12 Qershor, 2013 06:40

Publicisti amerikan, Stephen Suleyman Schwartz  (i konvertuar në islam) ka dhënë një intervistë për telegrafi.com ku thotë se ka në plan të lërë Kaliforninë për t’u zhvendosur në Kosovë. Kjo intervistë është përcjellë dhe nga mediat e tjera. Në të, bie në sy fakti që ai është kritik i Kadaresë (?!)

Për të cilin thotë se nuk do ta fitojë kurrë çmimin Nobel.

Grillo më në fund, hedh shikimin nga vetja dhe i drejtohet rrjetit: “më thoni nëse jam unë problemi”

Postuar në 12 Qershor, 2013 06:22

Pas dështimit elektoral në zgjedhjet lokale, plas konflikti brenda lëvizjes M5S, të Grillos. Fitilin e kanë ndezur deklaratat e lëshuara nga senatorja Adele Gambaro në SkyTg24: "Dy komuna të fituara nuk janë sukses. Kemi përqindje shumë të ulëta. Ne po paguajmë – tha ajo - tonet e komunikimit të Beppe Grillos, mesazhet e tij kërcënuese. Pyes veten se si mund të flasë keq për  Parlamentin në qoftë se ne këtu nuk e kemi parë kurrë. Unë e ftoj për të shkruar më pak dhe për të vëzhguar më shumë. Problemi i Lëvizjes është Beppe Grillo! Na ka vënë në siklet ".

Kryeministri ka nisur të përurojë rrugë... që s’kanë filluar akoma!

Postuar në 12 Qershor, 2013 05:24

Që strategjia e Kryeministrit është promovimi i investimeve në rrugë, madje edhe kur këto janë projekte të bashkive e jo të qeverisë, kjo tashmë është e qartë. Por, duket se rrugët për t’u përuruar kanë mbaruar, përderisa Kryeministri ka filluar përurimet e rrugëve që s’kanë nisur akoma... në këto momente, sot Kryeministri ka përuruar në Elbasan Gostimë-Gjyralë-Belsh.

Erdogani fiton një duel force, por beteja me protestuesit nuk duket e mbyllur

Postuar në 12 Qershor, 2013 05:14

Sheshi Taksim “është marrë në dorëzim” gjatë natës nga policia. Vëzhguesit dëshmojnë se ka pasur përleshje mes protestuesve dhe policisë, dhe se kjo ka qenë nata më dramatike qysh nga fillimi i protestës. Por kanë reaguar të gjithë. “Turqia është një vend mik i yni, por liria e shprehjes dhe e organizimit është një liri themelore që duhet respektuar”, thuhet nga Departamenti i Shtetit. Këshilli i Europës ka folur për dhunë të patolerueshme të përdorur nga policia. Amnesty International ka thënë se është ushtruar një “dhunë brutale dhe e paturpshme”.

Përsëri Skënder Tufa... arrestohet sapo i afrohet Kryeministrisë

Postuar në 12 Qershor, 2013 05:03

Armiku më i madh i këtij shteti vazhdon të mbetet Skënder Tufa! Sot, është arrestuar live (në A1 report) sepse... iu afrua trotuarit të Kryeministrisë!

E vërteta është se ish-të përndjekurit politikë kishin në plan të protestonin sot paradite (në një protestë të paralajmëruar që të hënën) duke tentuar të hedhin mbeturina në trotuarin para kryeministrisë, por janë ndaluar nga forcat e policisë të cilët ishin vendosur përpara godinës së  qeverisë.

Berisha për punësimin në vitin 2005 dhe 2013

Postuar në 12 Qershor, 2013 03:25

Lexoni premtimin që ka bërë Berisha në vitin 2005, pak ditë para se të vinte në pushtet: “Synojmë të krijojmë mundësi për punësim për çdo shqiptar. Papunësia në nivelet alarmante, që do marrim trashëgim nga socialistët, është kërcënim serioz social dhe një barrierw për zhvillimin e vendit”.

Conny McCormack rishfaq frikërat e saj lidhur me KQZ-në; por dhe sigurinë lidhur me numërimin

Postuar në 12 Qershor, 2013 03:10

Kreu i Misionit ndërkombëtar të vëzhgimit (OSBE-ODIHR), amerikania Conny McCormack është shumë aktive këto ditë. Dje, ajo ka dhënë një intervistë për agjencinë gjermane në gjuhën shqipe DW, dhe aty ka demonstruar sërish shqetësimet e frikërat e saj. Ja disa nënvizime të sajat:

-Kur KQZ-ja nuk ishte e aftë të merrte vendimin për numrin e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, atëhere këtë vendim e mori vetë Kolegji Zgjedhor. Ndërkohë ligji thotë që Kolegji Zgjedhor duhej t’i kërkonte përsëri KQZ ta merrte ai vendimin.

Berisha premton se do të njohë rezultatin (!!!), ndërsa PS-ja nuk e jep këtë premtim

Postuar në 12 Qershor, 2013 02:52

Një delegacion i Këshillit të Europës ka pasur takime me të dy palët, që marrin pjesë në garën e zgjedhjeve. Gazetarët janë fokusuar me të drejtë tek alarmi, me të cilin ata kanë trajtuar çështjen e KQZ-së. Por ka pasur një “detaj” nga vizita e delegacionit të KiE-së e nga takimet e bëra, që nuk është mbuluar si duhet nga media. Anëtarët e këtij delegacioni ishin të entuziasmuar, ngaqë “kryeministri Berisha u kish thënë shprehimisht se në çdo rrethanë, PD-ja dhe koalicioni i saj do ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve”.

Policia sulmon natën në Taksim dhe rimerr sheshin. Opozita: “Erdogan, diktator”

Postuar në 12 Qershor, 2013 02:40

Pas 8 orë protestash, policia turke ka rimarrë sheshin Taksim. Nata e mbrëmshme ka parë përleshjet më të forta në Stamboll që nga nisja e protestave. Erdogan vendosi të përdorë grusht të hekurt ndaj protestuesve – “tolerancë zero” – janë fjalët e tij. Pikërisht tani, buldozerët po heqin barrikadat nga sheshi taksim me ngut, për të mos u lënë kohë protestuesve për t’u rigrupuar, sipas CNN. Protestuesit janë tërhequr në Gezi Park, ndërsa mendohet të jenë të paktën 100 të plagosurit e dërguar në spital.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme