Arkiv-Lajme

Berisha do të shkojë te Çani, Xheji, Balla dhe Apartamenti 2XL, por jo tek Fevziu

Postuar në 14 Qershor, 2013 05:40

Një nga lajmet e këtyre kohëve është se Sali Berisha është prishur me Blendi Fevziun. Është prishur keq. Ca që janë të mirinformuar të thonë se Berisha nuk e sheh dot me sy e nuk duron dot t’ia përmendin emrin Fevziut në prani të tij. Shkaku? Shkaku është një program i këtij të fundit, në të cilin janë përmendur “pa doganë” fëmijët e tij, Shkëlzeni e Argita, dhe Fevziu, sipas tij, nuk ka bërë asgjë për ta ndaluar këtë gjë.

Nedim Gursel i drejtohet Erdoganit: Nuk mund t’na mëshosh ti si të vishemi e çfarë të hamë!

Postuar në 14 Qershor, 2013 05:27

Shkrimtari Nedim Gursel, që është ndjekur penalisht me akuzën për blasfemi për shkak të librit të tij “Bijat e Allahut” (“akuza për blasfemi në një shtet laik nuk para shkon”, thotë ai, duke përmendur dhe dy kolegë të tij, muzikantin e famshëm Fasil Say, dhe shkrimtarin tjetër, Nisanyan, që janë dënuar tanimë për të njëjtën arsye), i ka dërguar një letër kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan lidhur me atë që ka ndodhur ne sheshin Taksim të Stambollit.

Zef Pllumi sipas Spartak Ngjelës: Berisha, një oriental i lig dhe i rrezikshëm

Postuar në 14 Qershor, 2013 04:58

Në një nga pasazhet e librit të fundit të Spartak Ngjelës “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, që u përurua tri ditë më parë në UET, autori rrëfen një takim që ka pasur me Zef Pllumin, frat i njohur françeskan dhe autor librash, andej nga viti 1992. Kish disa muaj që Sali Berisha ishte zgjedhur President, dhe ishin dhënë disa prova prej tij në qeverisje.

Shna Ndou është tanimë një ritual i përvitshëm; këtë herë mes turmës ka dhe kandidatë për deputetë

Postuar në 14 Qershor, 2013 04:46

Ajo që ndodh vit për vit në Kishën e Shna Ndout në Laç, në nderim të fratit françeskan me origjinë portugeze që ka jetuar në fillim të shekullit XIII e që, siç thuhet, ka shkelur dhe në Shqipëri, posaçërisht aty ku bëhet pelegrinazhi i përvitshëm, është një ritual, që duhet shpjeguar. Më 13 qershor (kjo është dita që celebrohet, që në fakt është dhe dita e vdekjes së tij), Shna Ndou bëhet destinacion i kërkuar nga një turmë e madhe (nga 500 mijë deri në 1 milion, thonë), ku ka katolikë, myslimanë, ortodoksë, bektashinj, agnostikë, etj, nga të gjithë trevat shqiptare.

Luca Volonté i bashkohet presionit ndërkombëtar për KQZ-në

Postuar në 14 Qershor, 2013 04:23

Luca Volonté, kreu i Delegacionit të Këshillit të Europës, dhe miku i hershëm Berishës, ka dhënë një intervistë për agjencinë Deutsche Welle, dhe u ka rënë borive të alarmit lidhur me KQZ-në. Ai nënvizon si pa dashje vendimin e anëtarëve të KQZ-së për të dhënë dorëheqjen, dhe jo vendimin e Berishës për të shkarkuar Muhon, në themel të kësaj që ka ndodhur, por apeli i tij, me tone të shqetësuara, u drejtohet të dyja palëve.

Moore apo Arvizu më i rëndësishëm për Shqipërinë?

Postuar në 13 Qershor, 2013 16:52

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, John Withers, i ftuar sonte në studion e tv."A1Report!' nga gazetarja Mira Kazhani në emisionin politik "Airport" ka dhënë edhe një herë mendime "private" lidhur me Shqipërinë.

Një nga pyetjet për të ishte rreth prononcimeve kontradiktore të zyrtarëve amerikanë, si Jonathan Moore, dhe të ambasadorit amerikan në Tiranë, Arvizu. Ja si u përgjigj Withers:

Ju të dy jeni shëmbëlltyra ekselente e injorancës që bëhet argument - u thotë Rama Çilit e Shkullakut

Postuar në 13 Qershor, 2013 15:44

Rama është në studion televizive të TV Klanit me moderator B.Fevziun përballë një paneli me disa të thirrur nga mediat. Duke folur për projektin e PS-së për shëndetësinë (në studio e shpjegon I.Beqja), dy nga pyetje-drejtuesit në studio H.Çili dhe A.Shkullaku kërkuan detaje.

Ka përmirësim të ekzekutimit të kolateralit?

Postuar në 13 Qershor, 2013 15:31

Banka e Shqipërisë raporton për përmirësim të të ardhurave të  bankave nga ekzekutimi i kolateraleve, pasi  janë rreth 20 për qind e shumës së kredive që ndodhen në proces ekzekutimi. Ekspertë të Bankës së Shqipërisë u shprehën se procesi i ekzekutimit ka përmirësime, që pritet të shtohen pas miratimit të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Civile. Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga ekzekutimet shkojën afërsisht sa 6 për qind e vlerës së kredive me probleme dhe ky është një tregues relativisht i mirë krahasuar me vendet e tjera.

Berisha thotë se ka bërë mijra km rrugë. Quiz: Pse vallë e ka pasur pas liste rrugën e Beratit?

Postuar në 13 Qershor, 2013 12:33

Rruga nga Lushnja për “në qytetin 2 500 vjeçar” (kështu e ka quajtur sot Berisha Beratin), është një nga rrugët më të këqija nacionale të vendit. Ngjan si pas një lufte. Berisha ka thënë se ka bërë me mijra kilometra rrugë që të çojnë në fshatrat më të largët, por këtë rrugë 40 km të gjatë që të çon në qytetin ndoshta më të bukur shqiptar e ka lënë të paprekur. Nuk mbahet mend as që ta ketë zënë n’goje. Një dreq e di se pse.

Erdogani bën apel: Prindër, largoni fëmijët nga protesta! Dhe lë të kuptohet se do ushtrojë dhunë

Postuar në 13 Qershor, 2013 12:13

Rexhep Taip Erdogan “u ka hapur rrugë protestuesve”, duke premtuar një referendum mbi atë që është planifikuar të ndërtohet në parkun Gezi të Stambollit, por në anën tjetër po u shtrëngon dhëmbët. Sot u ka dhënë një ultimatum 24 orësh. Nëse nuk largohen nga parku brenda këtij afati, policia – kjo është lënë të kuptohet – do të ndërhyjë brutalisht, dhe protestuesit do të kenë pasoja. Këta të fundit që tanimë janë disa qindra kanë bërë me dije se nuk kanë ndërmend të largohen, pasi premtimi për referendum, kështu thonë, është një lojë e Erdoganit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme