Shna Ndou është tanimë një ritual i përvitshëm; këtë herë mes turmës ka dhe kandidatë për deputetë

Postuar në 14 Qershor, 2013 04:46

Ajo që ndodh vit për vit në Kishën e Shna Ndout në Laç, në nderim të fratit françeskan me origjinë portugeze që ka jetuar në fillim të shekullit XIII e që, siç thuhet, ka shkelur dhe në Shqipëri, posaçërisht aty ku bëhet pelegrinazhi i përvitshëm, është një ritual, që duhet shpjeguar. Më 13 qershor (kjo është dita që celebrohet, që në fakt është dhe dita e vdekjes së tij), Shna Ndou bëhet destinacion i kërkuar nga një turmë e madhe (nga 500 mijë deri në 1 milion, thonë), ku ka katolikë, myslimanë, ortodoksë, bektashinj, agnostikë, etj, nga të gjithë trevat shqiptare. Një pamje e tillë me njerëz të sëmurë, ulokë, në hall, etj, të sillet si një rrëfenjë e testamentit të ri, ku flitet për turma që presin Jezu Krishtin, për të cilin kanë dëgjuar se i shëron njerëzit me një të prekur, që ngjall të vdekurit, që u vret urinë mijra vetëve me dy bukë të vetme, etj, etj. Më shumë duken si njerëz të terrorizuar se sa si besimtarë.

Këto ditë, duke qenë se është fushatë elektorale, të ndjellë nga legjenda se një pelegrinash në Shna Ndou të sjell fat, atje e mbajnë frymën dhe kandidatë për deputetë. Madje, thuhet se disa syresh u paguajnë zgjedhësve ndonjë lek apo u japin ndonjë ndihmë materiale, në këmbim u kërkojnë votën, por për të patur garanci që vota do t’u jepet i çojnë këta zgjedhës në këtë kishë dhe i detyrojnë të betohen te dera e kishës, apo tek gjurmët e Shan Ndout, se votat e familjes apo të fisit do t’ia japin kandidatit në fjalë.

Ky detaj elektoral e bën ritualin edhe më të çuditshëm.

 

M. Nano

Comments

Submitted by xha Jaho (not verified) on

<p>Shpjegm?</p><p>Kur katolike, qe nuk shkojne as ne kishe; kur ortodokse autoqefale, qe kane alergji nga kryepeshkopi grek; kur muslimane qe nuk shkojne ne xhami apo ne teqe; behen bashke dhe kokelulur e te trembur shkojne te bejne homazhe tek vendi ku ka qene nje murg franceskan; kjo s&#39;do mend qe nuk behet fjale per fe apo religjon. Edha para vitit 1990, njerzit shkonin kokeulur dhe fshehurazi tek shenanou!? Sa here njerzit nuk kane fuqi te perballen me pushtetin arrogant, vrastar dhe antipopullor, gjejne ngushellim tek nje fuqi e mbinatyreshme, i kerkojne asaj t&#39;i shpetoje nga e keqja, se vete jane te pafuqishem.</p><p>Shtimi i fluksit te njerzve per tek shnannou, jo vetem ne 13 qershor por edhe ne çdo dite tjeter, deshmon se nje pushtet armiqessor ndaj tyre eshte instaluar, nje pushtet qe i ngjan atij te nje pushtuesi te eger e kanibal, qe gllaberon çdo gje te tyre, pasurite e trasheguara, femijet e pashkolluar, prinderit e papune dhe te pasiguruar, grate te dhunuaara, te perdhunuara dhe te shndruara ne putana, jeten e rrezikuar ne çdo hap te tyre, votat me te cilat ata shprehin vullnetin e tyre.</p><p>Prandaj njerzit luten, se mos fuqia e mbinatyreshme i ndihmon te shpetojne nga e keqja qe i ka mberthyer. Nuk besojne me as te prifterinjet e tyre, as te politikanet, as tek partite, as tek gjykatat, as tek policia, as tek vota e tyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.