Luca Volonté i bashkohet presionit ndërkombëtar për KQZ-në

Luca Volonté, kreu i Delegacionit të Këshillit të Europës, dhe miku i hershëm Berishës, ka dhënë një intervistë për agjencinë Deutsche Welle, dhe u ka rënë borive të alarmit lidhur me KQZ-në. Ai nënvizon si pa dashje vendimin e anëtarëve të KQZ-së për të dhënë dorëheqjen, dhe jo vendimin e Berishës për të shkarkuar Muhon, në themel të kësaj që ka ndodhur, por apeli i tij, me tone të shqetësuara, u drejtohet të dyja palëve.
Ja se ç’thotë ai: “Vendimi i disa partive për të dhënë dorëheqjen nga KQZ është një rrezik real, objektiv për funksionimin e KQZ. Ndërkohë Kodi Elektoral, ligji zgjedhor ka dispozita që e lejojnë KQZ të marrë vendime edhe me 4 anëtarë, por jo vendime që kërkojnë një shumicë të cilësuar. Prandaj, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë një apel të fortë drejtuesve politikë të shqipërisë, që ta zgjidhin krizën në KQZ, pasi ajo rrezikon kredibilitetin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Ne kemi bërë apel që të gjendet një zgjidhje për funksionimin e plotë të KQZ. Vendimin për t'i dhënë fund kësaj situate, kur nga 23 qershori kanë mbetur pak ditë, duhet ta marrin drejtuesit politikë dhe kjo duhet të bëhet në emër të së ardhmes së Shqipërisë, ky është apeli ynë, kjo është ftesa jonë.”
Re.Pu.
Comments
Le te supozojme sikur

Le te supozojme sikur Volonte dhe ai tjetri dhe ajo tjetra, prej Europes e Amerikes qenkan miq te hershem

te berishes;

Le te pranojme se berisha gjithnje e papushim abuzon me zgjedhjet;

Atehere: Mos rivalet e kundershtaret e tij politike po behen gati t'i dhurojne edhe nje mundesi tjeter per te

provuar kete akuze?!

Nese Rilindasit nuk do te rilindin (edhe) ne qendrimin ndaj KQZ-se, kam frike se do te humbasin

edhe te drejten per tu ankuar, ne rast manipulimi tjeter, apo s'eshte keshtu?

Dhe berisha e tere keta miqte e tij (qe s'i shume po na i nxirrni ju o te bekuar), do kene rast te

kujtohen se ju vete-viktimizoheni kot se koti...

Dergoni njerez te zot ne KQZ, mos lini boshlleqe, se boshlleqet as natyra s'i le, e jo me Berisha!

Le te supozojme, pra le te

Le te supozojme, pra le te pranojme, se Volonte dhe ai tjetri dhe ajo tjetra, prej Europes e Amerikes, qenkan miq te hershem te berishes;

Le te pranojme se berisha gjithnje e papushim abuzon me zgjedhjet;

Atehere: Mos rivalet e kundershtaret e tij politike po behen gati t'i dhurojne edhe nje mundesi tjeter per te

provuar kete akuze?!

Nese Rilindasit nuk do te rilindin (edhe) ne qendrimin ndaj KQZ-se, kam frike se do te humbasin

edhe te drejten per tu ankuar, ne rast manipulimi tjeter, apo s'eshte keshtu?

Dhe berisha e tere keta miqte e tij (qe s'i shume po na i nxirrni ju o te bekuar se, ose Berisha ka pamje te mire ne sy te tyre, ose veshtire te pranojme se arrin t'i bleje te gjithe!), do kene rast te kujtohen se ju vete-viktimizoheni kot se koti...

Dergoni njerez te zot ne KQZ, mos lini boshlleqe, se boshlleqet as natyra s'i le bosh, e jo me Berisha qe di teorine e Stalinit: Ju votoni, une numeroj!

Add new comment