Ka përmirësim të ekzekutimit të kolateralit?

Postuar në 13 Qershor, 2013 15:31

Banka e Shqipërisë raporton për përmirësim të të ardhurave të  bankave nga ekzekutimi i kolateraleve, pasi  janë rreth 20 për qind e shumës së kredive që ndodhen në proces ekzekutimi. Ekspertë të Bankës së Shqipërisë u shprehën se procesi i ekzekutimit ka përmirësime, që pritet të shtohen pas miratimit të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Civile. Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga ekzekutimet shkojën afërsisht sa 6 për qind e vlerës së kredive me probleme dhe ky është një tregues relativisht i mirë krahasuar me vendet e tjera.

Raporti i Mbikëqyrjes për vitin 2012 konfirmoi një sistem bankar të sigurt dhe të mirëkapitalizuar, pavarësisht nga ngadalësimi i kreditimit dhe nga rritja e kredive me probleme. Rezultati financiar ishte pozitiv dhe në rritje krahasuar me vitin 2011, ndërkohë që treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 15.9 për qind, niveli më i lartë në dy vitet e fundit. Kreditë me probleme rezultonin të mbuluara me provigjione në masën 55.4 për qind, rreth 4 pikë përqindje më shumë krahasuar me një vit më parë. Edhe mbulimi me kolateral i kredive me probleme është mjaft i lartë, në rreth 80 për qind. Kjo tregon se, pavarësisht nga ecuria e mëtejshme e këtyre kredive, impakti i tyre në treguesit financiarë dhe në kapitalizimin e bankave do të jetë i kontrollueshëm. E.Shehu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.