Berisha do të shkojë te Çani, Xheji, Balla dhe Apartamenti 2XL, por jo tek Fevziu

Postuar në 14 Qershor, 2013 05:40

Një nga lajmet e këtyre kohëve është se Sali Berisha është prishur me Blendi Fevziun. Është prishur keq. Ca që janë të mirinformuar të thonë se Berisha nuk e sheh dot me sy e nuk duron dot t’ia përmendin emrin Fevziut në prani të tij. Shkaku? Shkaku është një program i këtij të fundit, në të cilin janë përmendur “pa doganë” fëmijët e tij, Shkëlzeni e Argita, dhe Fevziu, sipas tij, nuk ka bërë asgjë për ta ndaluar këtë gjë.

Është e qartë pra se Berisha nuk ka për të shkuar te Fevziu. Madje, ka menduar një strategji televizive disi të papritur gjatë ditëve që kanë mbetur. Sonte do të shkojë tek studioja e Arjan Çanit. Të dielën do të jetë i ftuar në programin komik të televizionit Vizion Plus “Apartamenti 2XL”. Ndërsa Panorama bën me dije se “pritet që të shkojë dhe në programin e Artur Zhejit në News 24, dhe në atë të Sokol Ballës, në Top Channel. Por është duke negocjuar e kondicionuar formatin e këtyre dy programeve me këtë rast.

Re.Pu.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Mesa duket TVKLAN do kaloje me ED Ramen pas zgjedhjeve. BNuk eshte hera e pare qe TVKLAN nderron kahun. Me 1997 Sala i dogji redaksine e KOHA JONE dhe pas 2002 u kthyen prap me te...

Submitted by dritan (not verified) on

Nuk do te jete tek Fevziuuuuu ???? Mosssss !!!! Cfare humbjeeeee

Submitted by dritan (not verified) on

Berisha ka rast ti nxjerre horrlleqet Fevziut dhe Frangajt - pse tutet?

Submitted by Lymi (not verified) on

Do te zhgenjehesha sikur  Kol Balla t'i lepihej Saliut nga gezimi se me ne fund i erdhi ne studio. Meriton te pakten ate agresivitet e rrugaceri qe dy nga zagaret e tij i treguan shefit te opozites mbreme.

Submitted by ID (not verified) on

Ke te drejte Lymo, por kam frike se Koli nuk do tregoje ndonje agresivitet te madh, e tregoi kete gje edhe kur kishte Jozefinen ne studio. Balla do jete shume i bute me Berishen ne pyetjet e tij, jam i bindur per kete gje.

Submitted by Sphynx (not verified) on

Roli qe luajten ata mbreme ishte roli me i peshtire qe mund te luaje nje person qe e quan veten gazetar. Qe nga fillimi deri ne fund te emisionit detyra e tyre ishte ta acaronin dhe ta benin te humbiste toruan. Normal qe eshte e pritshme nga ata, por as Sokol Balla dhe as gazetaret qe do t'i bejne oponencen Berishes nuk duhet te bien deri ne kete nivel. Le te bejne debat te hapur e pa frike, por jo te degjenerojne ne zhurmues.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.