Arkiv-Lajme

Duke filluar nga nesër, televizioni publik grek ERT do të mbyllet. 2 500 vetë dalin të papunë

Postuar në 11 Qershor, 2013 16:05

Televizioni ERT në Greqi është si TVSH-ja jonë, dmth është televizion publik. Më saktë, ishte televizion public. Qeveria ka vendosur ta privatizojë, por më parë ka ndaluar transmetimin e programeve të këtij rrjeti, që përfshin tre kanale tokësorë dhe një satelitor. Duke filluar qysh nesër, 2 500 punonjësit e ERT-së do të jenë të papunë; do të jenë kështu, të paktën nja tre-katër muaj, deri sa të rihapet nën një  formë tjetër më ekonomike, apo ndoshta nën një formë private të pronësisë.

Shkodër: Një takim banal që trajtohet si një takim historik; dhe me të drejtë

Postuar në 11 Qershor, 2013 14:55

“Faleminderit biznesmenëve shkodranë, që … iu bashkuan takimit tonë të sotshëm!” shkruan Keti Bazhdari në profilin e vet në tëitter. Bazhdari, ish e përndjekur, biznesmene, dhe socialiste, ishte dhe një nga organizatoret e takimit. Po pse i falenderon? Çfarë ka për të falenderuar tek fakti që biznesmenët e Shkodrës marrin pjesë në një takim, ku janë ftuar nga opozita?

Stefani interpreton sloganin “përpara / ne jemi ndryshimi”: prapa, drejt mitrës së diktaturës nga [Berisha] ka dalë

Postuar në 11 Qershor, 2013 11:06

Në një shkrim te SHQIP të titulluar “Përpara për në nazi-fashizëm”, Andrea Stefani analizon kryefjalën e Kryeministrit në fushatë, “ndryshimin”, në raport me faktin që ai vetë është shembull i mungesës së ndryshimit. “Tashmë afër të shtatëdhjetave, thuajse i shpallur lider i përjetshëm i PD-së, Berisha, i vetmi lider i mbetur i kohës së Murit të Berlinit, ka 23 vjet që kundërshton rotacionin e liderëve dhe elitave që natyrshëm imponon një demokraci e shëndetshme. Ndryshimi me udhëheqës të pandryshueshëm?! pyet Stefani.

Basha (tashmë Qytetar Nderi i Prishtinës): ka pasur krime lufte, ka pasur një punë për t’i evidentuar ato, krenar që kam qenë pjesë e kësaj përpjekje

Postuar në 11 Qershor, 2013 09:46

 

F. Lubonja i mbahet tezës së tij: E keqja më e vogël bëhet e keqja më e madhe kur vjen në pushtet

Postuar në 11 Qershor, 2013 08:59

Në shkrimin e sotëm të publikuar në Panorama, Fatos Lubonja polemizon me ata që, “për të qenë sadopak koherentë me veten apo me të vërtetën, ngulmojnë se ia njohin veset Edi Ramës, e dinë se cili është Ilir Meta, por nuk mund të vësh kurrë shenjën e barazisë midis tyre dhe Berishës dhe, prandaj, s’kemi rrugë tjetër, duhet të votojmë të keqen më të vogël: Edi Ramën & Ilir Metën”.

Rama në Kamzë: “Saliu shpif që kam thënë shpellarë. Po fut thikën e ndasisë”

Postuar në 11 Qershor, 2013 08:09

Rama i rikthehet Kamzës dhe flet me ata që sipas Berishës i ka quajtur shpellarë. Duke folur për këtë, Rama akuzoi Kryeministrin se me shpifjet e tij po synon të fusë ndasinë veri-jug mes shqiptarëve.

Përshkallëzohet dhuna: Nikoll Lesi denoncon se e kanë kërcënuar me jetë atë dhe familjen

Postuar në 11 Qershor, 2013 07:49

Edhe Nikoll Lesi, kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës dhe kreu i LDK-së (pjesë e Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim), kërcënohet me jetë. Lesi e ka nxjerrë këtë episod në media menjëherë, duke treguar dhe numrin nga e kanë marrë. Lajmi konfirmohet për "News 24" nga Lesi, i cili ka bërë ndërkohë dhe denoncim në polici, për këcënimin e marrë.  “Numri nga i cili jam kërcënuar unë dhe familja ime 069 79 60 ***”, deklaroi Lesi, duke kërkuar nga organet kompetente që të gjejnë kush është autori.

k.c.

Krimi mjedisor: Me pretekstin e xhamisë po prishet hapësira e gjelbër për të ndërtuar aty edhe 2 qendra tregtare!!

Postuar në 11 Qershor, 2013 07:42

Një nga hapësirat e vetme të gjelbra që ka mbetur në kryeqytet, ka nisur të prishet për të ndërtuar aty një xhami, që do quhet Xhamia e Madhe e Tiranës. Por jo vetëm kaq. Aty afër do jenë edhe dy qendra gjigande tregtare. Ta mendosh që aty është edhe parlamenti. Gjëja e parë që të vjen ndër mend është që me pretekstin e xhamisë po planifikohen edhe qendrat. Ambientalistët kanë nisur të reagojnë menjëherë, duke ftuar për protesta.  Sazan Guri ka thënë sot për Shekullin se ambientalistët nuk kanë asgjë kundër xhamisë, por ndërtimi i saj do i bëjë një dëm të madh ambientit.

Arvizu viziton Kukësin, dhe dëgjon ankesa për Flamur Nokën

Postuar në 11 Qershor, 2013 06:52

Arvizu ka zgjedhur Kukësin për të parë si po vijon fushata. Atje është shoqëruar në takimet e tij me të rinjtë nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Hasan Halili, i cili shfrytëzoi rastin për “t’iu qarë” ambasadorit në lidhje me fushatën elektorale dhe mungesën e përkrahjes nga qeverisja qendrore. Halili shprehu posaçërisht shqetësimin e vet në lidhje me ministrin e Brendshëm, Flamur Noka.

“Ministri i Brendshëm, Flamur Noka krijon probleme me eskortën e tij”, tha ai, duke theksuar se Noka duhet të distancohet nga veprimet e policisë.

Conny McCormack: Çertifikimi i rezultatit nga KQZ kërkon shumicë ët cilësuar nga KQZ

Postuar në 11 Qershor, 2013 06:32

Kush do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri? Rezultati varet edhe nga procesi i numërimit të votave, thotë Conny McCormack, kryesuesja misionin vëzhgues ndërkombëtar të OSBE/ODIHR.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme